Botohet koleksioni i veprave të nobelistit Mo Yan

2019-10-10 16:08:21 CRI Komenti juaj Printoni

 

Doli në treg një koleksion prej 26 vëllimesh i veprave të fituesit të Nobelit, Mo Yan.

Të mërkurën në Pekin u mbajt një ceremoni me rastin e daljes në treg të koleksionit dhe në këtë ngjarje u paraqitën gjithashtu librat elektronikë dhe audio të disa prej romaneve me gjatësi të plotë të Mo-së, përfshi romanin "Bretkosa".

Koleksioni, botuar nga Shtëpia Botuese e Letërsisë dhe e Artit Zhejiang, përfshin të gjitha romanet me gjatësi të plotë të Mo Yan-it, mbi 100 romane dhe tregime të tij të shkurtra, tetë skenarë dhe mbi 300 ese dhe fjalime të tij.

Koleksioni gjithashtu përmban më shumë se 180 foto, duke përfshirë foto të Mo-së, fotografi të versioneve të adaptuara të veprave të tij dhe dorëshkrime të tij.

Mrekulli
Lajmet Kryesore