"Këngët e Lear-it" në skenën artistike të Pekinit

2019-10-09 17:08:18 CRI Komenti juaj Printoni

Shfaqja e vlerësuar me çmim "Songs of Lear" do të shfaqet në Teatrin Tianqiao në Pekin në datat 19 dhe 20 tetor.

Me koreografi, instrumente popullore dhe të kënduarin A Cappella në latinisht, anglisht dhe polonisht, shfaqja tregon çmendurinë, dëshpërimin, zhgënjimin dhe dashurinë e personazheve.

Shfaqja bazohet në tragjedinë e William Shakespeare "King Lear," që përshkruan kalimin gradualisht në çmenduri të një mbreti pasi ia kalon pushtetin dhe tokën dy prej tre vajzave të tij në këmbim të deklaratave të pandershme të dashurisë, duke sjellë pasoja tragjike për të gjithë.

Premiera e "Songs of Lear" u bë në Festivalin e vitit 2012 Edinburgh Fringe dhe mori tre çmime përfshi një çmim të veçantë të teatrit britanik.

Mrekulli
Lajmet Kryesore