Premiera e 'Gemini Man':Will Smith e përshkruan klonin e tij digjital si 'të çuditshëm'

2019-10-08 14:32:06 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ylli i Hollywood-it Will Smith ishte i pranishëm në Hollywood Blvd mbrëmjen e së dielës për premierën e filmit thriller "Gemini Man."

Në filmin me regji të Ang Lee, Smith luan rolin e një vrasësi që i duhet të luftojë me një klon të vetes së tij, i cili është më i ri në moshë, 23 vjeç.

"Së pari, dua që ata të përjetojnë diçka që nuk e kanë parë kurrë më parë. Kjo është ambicja personale."

Versioni më i ri i Smith-it është "100 për qind" digjital.

Për ta përshtatur sa më mirë me një Smith të ri në moshë, regjisori dhe ekipi i efekteve speciale morën skena nga filmat e mëparshëm të Smith kur ishte i ri dhe përdorën 'një gjuhë që krijon personazhe digjitale,' të titulluar Junior.

"Gemini Man" do të shfaqet në kinema në 11 tetor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore