Kinë, filmi "Kapiteni" kryeson shitjen e biletave të kinemasë

2019-09-30 19:03:15 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi "Kapiteni" kryeson me parashitjen e biletave të kinemasë në pjesën kontinentale të Kinës.

Ai grumbulloi 55.2 milionë juanë (rreth 7.8 milionë dollarë amerikanë) në ditën e dytë deri në ditën e fundit të shitjes para kohe të biletave, duke zënë mbi 33 për qind të totalit ditor të shitjes së biletave të kinemasë.

"Kapiteni" bazohet në ngjarje të vërtetë që ndodh më 14 maj, 2018, kur një pilot i linjës së fluturimit "Sichuan Airlines" realizoi me sukses një ulje të detyruar me 119 pasagjerë dhe nëntë anëtarë të stafit në bord.

Në vendin e dytë dhe të tretë qëndrojnë respektivisht "The Climbers" dhe "My People, My Country," dy filma të prodhuar në Kinë që do të shfaqen me rastin e festimeve të 70-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Biletat e parashitura të këtyre dy filmave arritën respektivisht në 43.2 milionë juanë dhe 12.3 milionë juanë.

Këta tre filma do të transmetohen më 30 shtator, një ditë përpara javës së pushimit me rastin e Ditës Kombëtare që festohet në 1 tetor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore