Tom Hanks, fituesi i Globit të Artë për arritjet e jetës

2019-09-26 10:46:08 CRI Komenti juaj Printoni

Tom Hanks do të marrë çmimin Cecil B. DeMille në Çmimet e Globit të Artë vitin e ardhshëm.

Shoqata e Hollywood-it për Shtypin e Huaj (HFPA) njoftoi të martën se Hanks do të nderohet me këtë çmim gjatë ceremonisë së 77-të të dhënies së çmimeve që do të mbahet më 5 janar. Aktori njihet për rolet protagoniste në filmat "Big," ''Forrest Gump," ''Saving Private Ryan" dhe "Cast Away."

Presidenti i HFPA-së Lorenzo Soria tha në një deklaratë se Hanks e tërheq audiencën me "karakterin e tij pasur." Ai tha se aktori 63-vjeçar ka ndihmuar gjithashtu si regjisor, producent dhe shkrues i skenarit.

Çmimi "DeMille" i jepet çdo vit një "individi që ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në botën e argëtimit."

Ndër fituesit e mëparshëm renditen Jeff Bridges, Oprah Winfrey, Morgan Freeman dhe Meryl Streep.

Mrekulli
Lajmet Kryesore