Londër, mbahet premiera e Downton Abbey

2019-09-10 11:17:07 CRI Komenti juaj Printoni

Premiera e variantit kinematografik të telenovelës së njohur të ITV-së Downton Abbey u zhvillua të hënën në Londër.

E realizuar nga Julian Fellowes, koha e zhvillimit të ngjarjeve i përket vitit 1927, kur jeta e banorëve të Downton Abbey-së u ngatërrua për shkak të një vizite nga mbreti dhe mbreteresha e Anglisë.

Në film, Dame Maggie Smith, Bonneville dhe Dockery do të vijojnë të luajnë rolet e tyre në telenovelë bashkë me aktorë të tjerë si Dame Penelope Wilton etj.

Downton Abbey do të shfaqet në ekranin e madh në Britani më 13 shtator.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore