Filmi i animuar kinez "Ne Zha" shfaqet në Amerikën e Veriut

2019-08-30 11:04:52 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi që renditet i pari për shitjen e biletave në kinematë kineze, "Ne Zha", filloi të shfaqet në Amerikën e Veriut të enjten.

Filmi në gjuhën kineze dhe me titra në gjuhën angleze dhe kineze u shfaq në kinematë 3D IMAX në ShBA dhe Kanada të enjten, për t'u pasuar nga kinematë e tjera më 6 shtator.

Filmi me skenarist dhe regjisor Yang Yu, ka si peronazh kryesor një hero të ri të famshëm në legjendat e letërsinë kineze, si vepra klasike "Udhëtimi për në Perëndim". Ne Zha ka lindur me fuqi të veçanta dhe e gjen veten të përjashtuar nga shoqëria. Sipas profecisë Ne Zha do të sjellë shkatërrim në botë, prandaj djaloshi duhet të zgjedhë mes së mirës e së keqes për të luftuar me trillet e fatit, duke u bërë më në fund hero.

Filmi "Ne Zha" ka fituar 629.6 milionë dollarë amerikanë deri të mërkurën në Kinë, duke kaluar vlerën e të ardhurave nga shitja e biletave të filmit "Avengers: Endgame" nga "Disney" dhe "Marvel", dhe duke zënë vendin e tretë në të gjitha kohërat për sa i vlerës për sa u përket të ardhurave nga biletat në Kinë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore