Ekspertët: Industria kineze e animacionit njeh rritje, por ka ende rrugë të gjatë përpara

2019-08-15 10:17:03 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi i animuar kinez "Ne Zha" është bërë filmi i animuar me fitimet më të larta në Kinën kontinentale.

Por disa ekspertë të industrisë thonë se një industri e pjekur e filmit nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat nga shitja e biletave dhe se industria kineze e animacionit ka ende një rrugë të gjatë.

"Ne Zha" ka fituar mbi 3.6 miliardë juanë (rreth 511 milion dollarë amerikanë) në Kinë që nga premiera e tij më 26 korrik, duke u renditur në dhjetë filmat më të shikuar në historinë e kinematografisë kineze.

Sidoqoftë Hao Yu, bashkëthemeluesi i "Baozou Manhua", një uebsajt filmash të animuar, thotë se një industri kinematografike e pjekur është më shumë sesa fitimet nga shitja e biletave të kinemave:

"Në ShBA dhe Japoni, me një industri të pjekur, të ardhurat nga shitja e biletave përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave të përgjithshme. Ata mund të përballojnë buxhete më të larta prodhimi, që do të thotë se mund t'i paguajnë artistët shumë më tepër. Kështu që artistët do të jenë në gjendje të qëndrojnë në këtë industri. Dhe sa më shumë projekte të bëjnë, në sa më shumë filma do të punojnë, aq më shumë do të përmirësohen ".

Sipas regjisorit të "Ne Zha" Yang Yu, suksesi i këtij filmi është arritur me shumë vështirësi. Prodhimi përfshinte më shumë se 1 600 veta dhe më shumë se 1 400 efekte pamore speciale, numri më i madh ndonjëherë për një film të animuar kinez.

Ky vëllim pune kërkon shumë profesionistë të animacionit. Kina ka pasur arritje në drejtim të kultivimit të artistëve të animacionit dhe industria kineze e animacionit kishte një vlerë më shumë se 25 miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore