Trilleri kinez nga Renny Harlin do të shfaqet në kinematë e Kinës

2019-08-14 14:21:07 CRI Komenti juaj Printoni

"Bodies at Rest" (Trupa në qetësi), një film triller kinez nga regjisori i "Hollivudit" Renny Harlin, do të nisë të shfaqet në kinematë e Kinës kontinentale të premten.

Filmi tregon për një ekspert të zellshëm të mjekësisë ligjore dhe nxënësin e tij, të cilëve persona të maskuar u kërkojnë të kenë qasje në një trup të lidhur me një krim të kohëve të fundit.

Filmi, ku interpretojnë yje si Nick Cheung, Yang Zi dhe Richie Jen, hapi Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong-Kong në mars.

Harlin është më i njohur si regjisori i filmave "Die Hard 2" dhe "Cliffhanger".

Mrekulli
Lajmet Kryesore