Filmi "Zogjtë e Zemëruar 2" do të shfaqet në kinematë e Kinës kontinentale

2019-08-13 18:36:02 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi "Zogjtë e Zemëruar 2" (The Angry Birds 2), një film komik aksioni i animuar me teknologji kompjuterike, i bazuar te seria e videolojërave "Zogjtë e Zemëruar" (Angry Birds) nga kompania "Rovio Entertainment", do të shfaqet të premten në kinematë në Kinën kontinentale.

Filmi i parë i kësaj serie u shfaq në kinematë e pjesës kontinentale më 20 maj 2016, duke arritur 514 milionë juanë (afro 73 milionë dollarë) të ardhura nga shitja e biletave.

Në filmin e parë, karakteri kryesor Red e fillon si një zog i zemëruar, i dëbuar në Ishullin e Zogut. Por pastaj guximi i Red-it sjell fitoren e zogjve në luftën e tyre kundër derrave.

Mrekulli
Lajmet Kryesore