Festimet e personalizuara, moda e re e kremtimit të Shën-Valentinit kinez

2019-08-08 11:58:31 CRI Komenti juaj Printoni

Festa Qixi, e njohur edhe si Shën-Valentinit kinez, që bie në ditën e 7-të të muajit të 7-të sipas kalendarit bujqësor kinez, kremton takimin midis Niulang-ut (djalit lopçar) dhe Zhiny-së (vajzës endëse) sipas mitologjisë kineze. Festa ka nisur të kremtohet në dinastinë Han, para mbi 2600 vjetëve.

Bërja e një torte për njeriun e veçantë të zemrës është bërë një mënyrë gjithnjë e më e përhapur e kremtimit të kësaj feste. Një furrë buke në Shangai i lejon klientët ta prodhojnë vetë tortën. Furra ofroi dy paketa speciale "bëje vetë" për Qixi sivjet: tortën e kremit me lule dhe një tortë franceze me musë .

Pronari i furrës së bukës "Leo" Zhang Yue filloi të ideonte ofertat për festën para disa javësh, duke bërë përpjekje për integrimin e shprehjes tradicionale të dashurisë me lule dhe tortë.

"Njerëzve sot u pëlqen t'i shprehin ndjenjat e tyre nëpërmjet gjërave që i kanë bërë vetë. Kjo është arsyeja që i ndihmojmë ata t'i bëjnë vetë tortat e tyre. Morëm 10 porosi për këtë ofertë me rastin e Qixi-së dhe me këtë rast do të përdorim lule vendore ose lule me domethënie tradicionale," thotë ai.

Të dashuruarit në Kinë e kremtojnë këtë festë edhe në mënyrë tradicionale, përfshirë shkëmbimin e dhuratave si lule të freskëta, çokollata dhe stoli. Një pjesë e tyre e zgjedhin këtë ditë për të zhvilluar ceremoninë e dasmës. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore