Pianisti kinez Lang Lang do të japë koncert në Pragë vitin e ardhshëm

2019-08-06 16:36:54 CRI Komenti juaj Printoni

Pianisti kinez Lang Lang do të interpretojë në Pragë në tetor të vitit të ardhshëm, i shoqëruar nga Orkestra Simfonike Kombëtare Çeke.

Në vitin 2014 Lang Lang performoi në Festën e Pranverës të Pragës si solist i Orkestrës Filarmonike të Vjenës dhe dy vjet më parë në recitalin e tij të parë në Republikën Çeke në një koncert për Festivalin "Dvorak" në Pragë.

Lang Lang është i njohur për ndërlidhjen e botëve të ndryshme muzikore. Interpretimet e tij në "Grammy" me "Metallica", Pharrell Williams ose legjendën e xhazit Herbie Hancock janë shikuar nga miliona veta.

Mrekulli
Lajmet Kryesore