Fansat vërshojnë në San Diego për 50-vjetorin e Comic-Con

2019-07-19 11:02:22 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra fansa vërshuan në San Diego për të ndjekur eventin me rastin e 50-vjetorit të Comic-Con ku ishin të përfshirë nga artet ke lodrat.

Kryekrijuesi i DC Comics Jim Lee tha se:

"Çdo vit ndodh diçka e madhe dhe e ndryshme. Ky është eventi im 33-të radhazi në Comic-Con dhe kam parë shumë transformim dhe ndryshim. Dhe gjithashtu kam parë ndikimin e saj në pjesën tjetër të botës dhe në qytete të tjera dhe ngritjen e kulturës së Comic-Con. Me të vërtetë që ka qenë një përvojë fantastike."

Në sallën e shfaqjes, fansat e filmave do të shohin "Terminator: Dark Fate" dhe të shtunën do të shfaqet prezantimi i "Marvel Studios" me presidentin e tij, Kevin Feige. Hollësitë për shfaqjen e Marvel-it nuk janë bërë publike por shumë shprehen se mund të përfshijë njoftime rreth "Black Widow," ″Guardians of the Galaxy Vol. 3," etj.

Po ashtu, HBO do të sjellë Lin-Manuel Miranda për promovimin e shfaqjes së re "His Dark Materials."

Mrekulli
Lajmet Kryesore