Dalin pamjet e para nga "Hustlers", filmit të Jennifer Lopez dhe Cardi B

2019-07-18 11:09:25 CRI Komenti juaj Printoni

JLo dhe Cardi B janë bërë bashkë në një film të ri ku luajnë rolin e striptisteve.

Në trajlerin e ri të filmit 'Hustlers', JLo shihet si një striptiste me përvojë, e cila trajnon edhe një vajzë të re që ka dëshirë të mësojë këtë profesion.

Përveç JLo-së dhe reperes Cardi B, në film luan dhe aktorja Constance Wu.

Cardi ka përvojë në këtë fushë pasi para se të bëhej e famshme ajo ka punuar në kërcimtare në klube nate.

"Hustlers," është me regji të Lorene Scafaria dhe bazohet në histori të vërtetë.

Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane më 13 shtator.

Mrekulli
Lajmet Kryesore