"Game of Thrones" thyen rekordin në Emmy Awards me 32 nominime

2019-07-17 11:17:19 CRI Komenti juaj Printoni

Seria e suksesshme "Game of Thrones" theu dje rekordin në "Emmy Awards", të konsideruar ndryshe si Oskarët e serialeve televizive, me 32 nominime.

Saga e popullarizuar e la nën hije rekordin e të gjitha kohërave të serisë "NYPD Blue" të viti 1994, që asokohe kishte 27 nominime.

Seriali fantastik i HBO-së, që përfundoi këtë vit pas sezonit të tetë, kaloi "The Marvelous Mrs. Maisel", seria i prodhuar nga "Amazon" që numëroi 20 nominime.

Ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet në Los Angeles më 22 shtator të këtij viti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore