Java e Filmave Aksion, publikohen filmat dhe emrat e anëtarëve të jurisë

2019-07-16 11:13:01 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti organizator i Javës së pestë të Filmave Aksion të Jackie Chan-it bëri publike listën e filmave dhe emrat e anëtarëve të jurisë.

Ngjarja e planifikuar për javën e ardhshme në Datong, provincën Shanxi synon të vlerësojë filmat që kanë dhënë kontribut në filmat aksion në mbarë botën.

Në Javën e Filmit do të shfaqen filmat aksion të vlerësuar nga brenda dhe jashtë vendit dhe do të ndahen çmimet "Iron Man Awards" për dy filmat dhe regjisorët nga e gjithë bota.

Veprimtaria e këtij viti përfshin 35 filma aksion nga Kina dhe bota. Eventi i shfaqjes së filmave përbëhet nga pesë pjesë përfshi "filmat e rinj aksion", "mjeshtra të arteve marciale të dragoit dhe tigrit", "mjeshtra aksionesh", "heroina" dhe "Azia e re".

Emrat e anëtarëve të jurisë së festivalit të filmit u publikuan këtë javë nga Komiteti Organizativ, me kryetar të jurisë regjisorin kinez Hark Tusi.

Drejtor i Shoqatës Kineze të Kritikëve të Filmit (CFCA) Hu Jianli:

"Anëtarët e jurisë së këtij viti janë me të vërtetë ndërkombëtarë. Në mesin e shtatë anëtarëve të jurisë, me përjashtim të kryetarit të jurisë Hark Tusi dhe anëtarit të jurisë Xu Fan që janë kinezë, pesë anëtarët e tjerë janë nga pesë vende të katër kontinenteve. Mendoj se një juri e tillë e fuqishme dhe ndërkombëtare do të rrisë ndjeshëm ndikimin ndërkombëtar të Javës së Aksionit të Jackie Chan-it si dhe prestigjin e 'Iron Man Award'. Po ashtu do të shtojë shkëmbimet kulturore midis filmave aksion kinezë dhe të huaj dhe do të përmirësojë ndikimin ndërkombëtar të qytetit Datong".

Nisur në vitin 2015, Java e Filmave Aksion e Jackie Chan-it është bërë një ngjarje e rëndësishme vjetore për filmat aksion nga e mbarë bota.

Mrekulli
Lajmet Kryesore