Kupën e Botës në futboll për femra, Kina mund Afrikën e Jugut

2019-06-14 16:56:20 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kupën e Botës në futboll për femra, Kina bëri të enjten një lëvizje kyçe në rrugën drejt 1/16-ve me një fitore 1-0 ndaj Afrikës së Jugut për Grupin B.

Li Ying shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, me një goditje të shkëlqyer.

Kryesuesja e grupit Gjermania është kualifikuar tashmë, ndërsa Kina dhe Spanja do të përballen të hënën me shpresën për t'iu bashkuar asaj.

Nga ana e saj, Afrika e Jugut është thuajse e eliminuar nga Kupa e Botës. Vajzat afrikanojugore duhet të mposhtin me rezultat të thellë dy herë kampionet e botës, gjermanet, në ndeshjen e tyre të fundit, për të vazhduar për më tej.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Australia përmbysi rezultatin 2-0, duke fituar mbi Brazilin 3-2.

Kjo është humbja e parë në ndeshjet në grup e Brazilit në 24 vjet.

Sulmuesja 33-vjeçare braziliane Marta e shtoi rekordin e vet të golave në Kupën e Botës për femra.

Ajo e tundi rrjetën për herë të 16-të pas një goditjeje nga pika e 11-metërshit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore