Jackie Chan, nga aktor në këngëtar

2019-06-14 16:36:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ylli hongkongas i arteve marciale, aktori i famshëm Jackie Chan rezulton se është edhe një këngëtar i zoti. Ai zgjodhi qytetin e Taipeit për të promovuar albumin e tij të parë "I Am Me." (Unë jam unë)

Ky album është një koleksion këngësh, rrëfime të jetës së tij për anëtarët e familjes, miqtë dhe kolegët.

Në ceremoninë e publikimit, Chan, i cili njihet për rolet e tij ndërkombëtare të aktrimit tha se emocionohet kur performon disa nga këngët e këtij albumi.

"Nis të qaj sepse çdo herë që e këndoj këtë këngë mendoj për njerëzit që kam takuar në të kaluarën. Për ata që kam dashur, për ata që nuk janë më në këtë botë dhe për ata që ndoshta nuk do t'i shoh më në jetën time. Besoj që çdokush do të ndodhet në këtë situatë".

Një nga këngët e albumit titullohet "Thank You My Love" (Faleminderit dashuria ime) dhe i dedikohet bashkëshortes së tij, Joan Lin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore