Tom Hanks komenton përvojën e dublimit në "Toy Story 4"

2019-06-13 17:37:35 CRI Komenti juaj Printoni

Tom Hanks dubloi personazhin Woody për të katërtën herë. Duke folur në premierën e "Toy Story 4" të martën në Los Angeles, ai e quajti këtë udhëtim të "vlefshëm."

Ai përshëndeti punën e të gjithë stafit të regjistrimeve, duke thënë se çdo moment vlen dhe se është marrë shumë seriozisht nga të gjithë pasi askush nuk do të kishte dëshirë ta përfundonte këtë rrugëtim duke sjellë një tregim të thjeshtë apo me pak emocion.

Annie Potts dublon zërin e Bo Pee. Ajo është rritur në një shpirt të lirë aventuresk me forcë dhe sarkazëm.

"Ajo ka pasur një periudhë të vështirë, ka ndejtur në raft totalisht e harruar dhe vendosi se kjo gjendje nuk ishte e mirë për të, prandaj doli nga atje dhe mori jetën e saj në kontroll duke gjetur lumturinë. Ajo është kryetare e një bande kukullash të humbura dhe ato kanë një qëllim."

"Toy Story 4" do të dalë më 21 qershor në kinematë amerikane dhe britanike.

Mrekulli
Lajmet Kryesore