Përtej Terminologjisë: IMAX, mbi 26% më i madh

2019-06-10 17:25:05 CRI Komenti juaj Printoni

Së shpejti do të nisë shfaqja e Festivalit të 22-të Ndërkombëtar të Filmit në Shangai. Me një ekran 26% më të madh se ekranet e zakonshëm në kinematë e vendit, IMAX mendohet se do të rrisë numrin e shikuesve duke iu ofruar një përvojë të veçantë.

Këtë vit, nën kategorinë e "SIFF Vision", dy filma fanta-shkencorë do të transmetohen në kinematë e Shangait: "Gravity" nga Alfonso Cuaron dhe "Interstellar" nga Christopher Nolan.

Së bashku me këta dy filma hit, tre filma shkencore dhe edukativ do të transmetohen që janë "Space Station," "Hubble," dhe "A Beautiful Planet," me regji të Toni Myers.

Të gjithë këta filma spikaten për natyrën e tyre në hapësirë dhe me astronautë. Puna e Myers-it përfshin mësimet se si të përdoren kamerat IMAX.

Myers ka trajnuar mbi 120 astronautë dhe ka frymëzuar një numër të konsiderueshëm të rinjsh për t'iu bashkuar eksplorimit të hapësirës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore