"Detektivi Pikachu" vijon kryesimin në pjesën kontinentale të Kinës

2019-05-17 17:33:18 CRI Komenti juaj Printoni

Filmi hollivudian "Pokemon Detektivi Pikachu" vijon të mbetet filmi me shitjen më të lartë të biletave të kinemasë në pjesën kontinentale të Kinës.

Personazhi i verdhë elektrizues vjen me zërin e Ryan Reynolds. "Detektivi Pikachu" konsiderohet absolutisht si filmi më i mirë i realizuar ndonjëherë për "Pokémon"-in.

Të mërkurën filmi siguroi rreth 18 milionë juanë ose rreth 2.6 milionë dollarë amerikanë.

Në vendin e dytë për shitjen e biletave në kinematë e Kinës renditet filmi i Marvel "Avengers: Endgame," me rreth 9.7 milionë juanë.

Në vendin e tretë ishte filmi libanez "Capernaum," me 6.3 milionë juanë nga shitja e biletave. (Foto nga www.china.com)

Mrekulli
Lajmet Kryesore