Pekin, spikatet bukuria e Kinës në Ekspozitën e Artit Aziatik

2019-05-16 17:40:49 CRI Komenti juaj Printoni

Punimet e piktorëve aziatikë që tregojnë bukurinë e Kinës kanë mrekulluar vizitorët në Muzeun Kombëtar të Arteve të Kinës në Pekin.

Si pjesë e Konferencës për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike, ekspozita shfaq 24 punë të 20 artistëve nga 13 vende aziatike në seksion e "Bukuria e Kinës".

Peizazhet, njerëzit dhe elemente kulturore janë shpalsour nga këndvështrime të ndryshme, me një nga punimet më të famshme piktura e quajtur "Muri i Madh" nga artisti pakistanez Masood A. Khan.

Kuratori i Muzeut Kombëtar të Arteve është Wu Weishan.

"Piktura Muri i Madh nga piktori pakistanez zhyt njerëzit në Murin e Madh dhe mendoj se ka vendosur vizionin dhe imagjinatën e tij në pikturë. Vepra artistike përshkruan jo vetëm Murin e Madh të Kinës, por gjithashtu edhe emocionet e brendshme të artistit dhe pikëpamjen e tij për bukurinë ideale të Kinës. Ajo gjithashtu mishëron bukurinë e Kinës, botës dhe njerëzimit "

Ekspozita do të zgjasë deri më 26 maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore