Video/  Kana pret yjet e kinemasë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

2019-05-15 18:40:43 CRI Komenti juaj Printoni

 

Edicioni i 72-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit i Kanës nisi të martën në Rivierën Franceze me komedinë e Jim Jarmusch "I vdekuri nuk vdes."

Filmi i Jarmusch-it është një histori e përgjakshme dhe apokaliptike e frymëzuar nga George Romero.

Trupa e aktorëve përfshin Bill Murray, Adam Driver dhe Selena Gomez të cilët iu bashkuan regjisorit në tapetin e kuq.

Kryetari i jurisë është Alejandro González Iñárritu nga Meksika. Ai tha se ndihej i nderuar që është latinoamerikani i parë që drejton jurinë e Kanës për çmimet e Palmës së Artë.

"Pikë së pari, është një nder që jam në Festivalin e Flimit të Kanës me kaq shumë regjisorë, kolegë dhe miq të shkëlqyer. Do kërkojmë mënyrën më të mirë që na identifikon se çfarë na godet më shumë si njerëz, nga ana emocionale dhe intelektuale, çfarë na provokon më shumë dhe çfarë na shqetëson më shumë apo çfarë na relakson më shumë."

Në tapetin e kuq ishte gjithashtu Javier Bardem, Julianne Moore dhe Eva Longoria.

Festivali do të zhvillohet deri më 25 maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore