Pikachu kryeson shitjen e biletave në kinematë kineze

2019-05-13 12:19:40 CRI Komenti juaj Printoni

 

Detektivi Pikachu, i filmit aventuresk Pokemon, kryesoi shitjen e biletave të kinemave kineze gjatë fundjavës, duke fituar 280 milionë juanë (rreth 41 milionë dollarë amerikanë).

Historia nis kur detektivi Harry Goodman zhduket, duke nxitur djalin 21-vjeçar Tim për të zbuluar çfarë ndodhi. Ndihmë gjatë hetimit jep ish-partneri i Harry-t.

Filmi nisi të shfaqet në kinematë kineze dhe amerikane në formatin IMAX 3D dhe formatin 2D më 10 maj.

Vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësojnë se filmi do të arkëtojë 50 deri 55 milionë dollarë amerikanë në Amerikën e Veriut plus një shumë 90 deri 120 milionë dollarë amerikanë nga vendet e tjera.

Mrekulli
Lajmet Kryesore