Premiera e "Aladdin"-it, Will Smith dhe Guy Ritchie në Londër

2019-05-10 17:07:04 CRI Komenti juaj Printoni

Në premierën e filmit "Aladdin"-i në Londër, Will Smith tha se roli i Genie (Xhinit) në risjelljen e filmit nga Disney, ishte një zgjedhje e vështirë.

"Ishte e vështirë, në fillim isha i shokuar pasi me këto lloje filmash duhet të tregohesh i kujdesshëm, pasi ato shënojnë fëmijërinë e njerëzve. Ka nostalgji për këtë film dhe Robin Williams krijoi me të vërtetë diçka revolucionare. Prandaj për mua, doja ta luaja këtë rol në një mënyrë në shenjë homazhi për Robin dhe në të njëjtën kohë, të adaptohesha me rolin e ri."

Duke ecur në tapetin e kuq së bashku me Smith ishte dhe ylli Naomi Scott, që luan rolin e princeshë Jasmine.

"U tërhoqa nga ky personazh për shkak të forcës së saj dhe sepse ndieva sikur pashë veten time në të, gjë që mendoj se është shumë e fuqishme. Feminizmi ka të bëjë me të luftuarit për lirinë e zgjedhjes. Ajo lufton për lirinë e njerëzve të saj, që dëshiron të udhëheqë. Dhe mendoj se kjo është ajo që është më e mrekullueshmja. Ajo ngre zërin edhe kur e di që do të marrë kritika dhe mendoj se kjo është kurajoze dhe fantastike."

Tregimi i dashur për të gjithë përbëhet nga regjistrime të reja të këngëve origjinale si dhe nga muzikë e re e kompozuar enkas për këtë film.

Filmi do të transmetohen në kinematë e BE-së më 22 maj, ndërsa në ShBA më 24 maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore