5 filma për t'u parë në mars në Kinë

2019-03-18 20:27:44 CRI Komenti juaj Printoni

Këtë muaj, më shumë filma të suksesshëm të "Hollywood"-it (dhe fituesit e fundit të çmimeve "Oskar") do të shfaqen në kinematë e Kinës.

"Libri i Gjelbër"("Green Book")

"Libri i Gjelbër", ngjarjet e të cilit vendosen në fillim të viteve '60 të shekullit të kaluar, kur racizmi ishte i shfrenuar në Jugun e ndarë të ShBA-së, bazohet në miqësinë e vërtetë midis pianistit afro-amerikan Don Shirley dhe Tony Lip, një italo-amerikan, i cili ishte punësuar për ta mbrojtur muzikantin në një turne koncertesh në brendësinë jugore të vendit. Filmi, që ka fituar çmimin "Oskar" për "Flimin më e mirë", si dhe "Skenarin më të mirë origjinal" dhe "Aktorin më të mirë mbështetës" (Ali), dhe gjithashtu u nominua për aktorin më të mirë (Mortensen), me siguri ia vlen të shkosh në kinema për ta parë.

"Kapitenia Marvel" ("Captain Marvel")

Në serialin e filmave "Marvel", superheronjtë ruajnë botën në mënyrë të rregullt, por filmat e tyre nuk janë po aq të guximshëm. "Kapitenia Marvel", filmii parë me personazh kryesor femër i "Marvel Cinematic Universe", do të thotë shumë simbolikisht - veçanërisht për vajzat e reja që rezonojnë me portretizimin e sigurt të Gal Gadot-it si Wonder Woman (Gruaja Mrekulli). Carol Danvers (Brie Larson) bëhet një nga heronjtë më të fuqishëm të university, pasi dy raca alienësh në luftë e vënë Tokën në qendër të stuhisë. I vendosur në vitet '90, filmi "Kapitenia Marvel" sjell një periudhë plotësisht të re të MCU-it (Marvel Cinematic Universe) për të eksploruar, dhe Danvers mund të jetë kjo zonja që mund ta bëjë këtë.

"Lego Movie 2: Pjesa e dytë"

Është një film komik aventurë i animuar me kompjuter, i prodhuar në vitin 2019, dhe është një vazhdim i drejtpërdrejtë i filmit "Lego" (2014), me regji nga Mike Mitchell. Në fund të filmit "Lego" të vitit 2014, ne zbuluam se aventurat e personazheve ishin një produkt i imagjinatës së një djali të quajtur Finn. Tani shfaqet edhe motra e tij dhe rivaliteti i tyre ka shkaktuar një ndryshim apokaliptik në Bricksburg. Heroi i "Everybrick" Emmet (Chris Pratt) është ende vetja e tij që I duket gjysma e gotës plot, ndërsa Lucy (Elizabeth Banks), e dashura e tij Master Builder, është bërë më e zymtë pasi qyteti i tyre, tani i njohur si Apocalypseburg, goditet nga pushtuesit Duplo. Kur një i huaj rrëmben Lucy-n, Batman-in (Will Arnett) dhe shokët, Emmet ndërmerr një mision i vetëm për t'i shpëtuar ata.

"Rapsodia Bohemiane"

"RapsodiaBohemiane"është një film biografik i vitit 2018 mbi Freddie Mercury-n, këngëtarin e grupit rokbritanik "Queen". Filmi ndjek jetën e këngëtarit që nga koha kur ai bashkohet me grupin në vitin 1970 deri në performancën e tyre Live Aid të vitit 1985 në stadiumin origjinal "Wembley" në Londër. Filmi përmban një numër pasaktësish historike, megjithatë u bë një sukses i madh për sa u përket të ardhurve, duke fituar mbi 875 milionë dollarë në mbarë botën me një buxhet prodhimi prej rreth 50 milionë dollarë, duke u bërë filmi i gjashtë me të ardhurat më të larta në vitin 2018 në mbarë botën. Këtë mars ai vjen në ekranet e kinemave në Kinë.

"Roma"

"Roma" është një film dramatik i vitit 2018, me skenar dhe regji nga Alfonso Cuarón. I vendosur në vitet 1970 dhe 1971, filmi "Roma" është gjysmautobiografi e rritjes së Cuaron-it në lagjen "Colonia Roma" të qytetit Meksiko. Filmi, me aktorë kryesorë Yalitza Aparicio dhe Marina de Tavira, ndjekin jetën e një kujdestare në një familje të klasës së mesme.

Filmi e pati premierën botërore në Festivalin e 75-të të Filmit në Venecie më 30 gusht 2018, ku fitoi çmimin "Luanin e Artë". "Roma" fitoi njohje universale, me një vlerësim të veçantë për skenarin, regjinë dhe kinematografinë e Cuaron-it, si dhe mjeshtërinë e aktorëve Aparicio dhe De Tavira.

Filmi "Roma" u kandidua për dhjetë çmime "Oskar" 2019, duke përfshirë çmimin "Film më i mirë", "Skenari më i mirë origjinal", "Aktorja më e mirë"" (Aparicio) dhe "Aktorja më e mirë mbështetëse" (De Tavira). "Roma" u bë filmi i parë meksikan që fiton çmimin "Oskar" për "Filmin më të mirë në gjuhë të huaj".

Mrekulli
Lajmet Kryesore