Kina në 40 vjet: ulje-ngritjet e filmave kinezë

2019-03-14 14:52:19 CRI Komenti juaj Printoni

Deri në 25 nëntor 2018, shitja e biletave në Kinë ishte rreth 56 miliardë juanë (8.14 miliardë dollarë), duke regjistruar një rritje vjetore prej 10%.

Në mesin e 73 filmave që u renditën me mbi 100 milionë juanë nga shitja e biletave të kinemasë, 39 ishin filma kinezë.

Në 40 vitet e reformës dhe hapjes, ndryshime dramatike kanë ndryshuar shumë drejtimin e zhvillimit të industrisë kineze të filmit.

Në vitin 1979, kur Kina sapo kishte hyrë në një periudhë të re me reformën dhe hapjen, u transmetuan një numër filmash të dubluar. Ishte një festë vizuale për kinezët të cilët ishin virtualisht të deprivuar nga filmat në dekadën që pasoi politikën.

Vizitat në kinema arritën 29 miliardë që do të thotë se një person e vizitoi kinemanë 28 herë në vit me një rekord që mbetet i pathyer deri në ditët e sotme

Ndërkohë, një numër regjisorësh kinezë, me kreativitetin e tyre janë më stimulues dhe me horizont më të zgjeruar, duke përqafuar epokën e re me një sërë idesh të reja, stil dhe shprehje artistike.

Duke adoptuar teoritë perëndimore dhe duke i ndërthurur ato me mendime filozofike kineze, disa gjenerata të regjisorëve kinezë kanë skalituar emrat e tyre në historinë e kinematografisë kineze. Disa prej tyre kanë marrë edhe famë botërore.

Në vitin 1988, "Sorgumi i Kuq" i regjisorit kinez Zhang Yimou fitoi Çmimin e Ariut të Artë në Festivalin e 38-të të Filmit në Berlin. Ishte hera e parë që një regjisor kinez çoi në shtëpi kurorën e një nga festivaleve ndërkombëtare më në zë të filmit.

Një tjetër titull për Zhang, "Historia e Chiu Ju,"-së rrëmbeu Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 1992, ndërkohë që protagonistja Gong Li fitoi çmimin si aktorja më e mirë, i pari që sigurohet nga një aktore kineze.

Chen Kaige, gjthashtu një përfaqësues i "gjeneratës së pestë" të regjisorëve kinezë, fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit të Kanës në vitin 1993 me "Lamtumirë Konkubina Ime."

Brenda 20 viteve pas politikës së reformës dhe hapjes, regjisorët kinezë morën 3 çmimet më të larta në Europë.

Në vitin 1993, industria kineze e filmit përjetoi kthesën e saj të parë duke eksploruar reformat e sistemit dhe mekanizmit të tregut. Një vit më vonë, kur filmi i parë hollivudian "I arratisuri " debutoi në Kinë, radhë të gjata u panë në ambjentet e jashtme të kinemave në Pekin, ndërkohë që adhuruesit e filmave mezi sa prisnin të shihnin produksionin e importuar. Në dekadat e mpasshme, në kohën kur kishte ardhur një epokë e re në industrinë kineze të filmit, filmat e huaj sollën gjithashtu një ndikim të madh tek prodhimet vendëse. Deri në fundin e viteve'90, filmat kinezë zinin vetëm nën 30 për qind të kinemave.

Pikëkthesa e dytë në industrinë kineze të filmit ndodhi në vitin 2002, kur vendi thelloi reformat dhe prezantoi "sistemit e linjës së kinemasë."

Çdo aspket i industrisë së filmit, përfshi prodhimin, shpërndarjen dhe projeksionin ishte i hapur në treg. Investimet u diversifikuan dhe kompanitë private të filmit nisën të luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e filmave.

Në vitin 2004, të ardhurat nga shitjet e biletave të kinemasë të filmave kinezë tejkaluan për herë të parë shitjet nga filmat e importuar. Në vitin 2010, shitjet e biletave nga filmat kinezë arritën mbi 10 miliardë juanë dhe dy vjet më vonë, Kina tejkaloi Japoninë dhe u bë tregu i dytë më i madh në botë i filmit.

Etja për risi

Nga viti 2003 deri në vitin 2015, shitjet e biletave të kinemasë në Kinë ruajtën një rritje mesatare vjetore mbi 30 për qind, ndërkohë që vitin e fundit kjo shifër arriti 55.9 miliardë juanë. Në të njejtën kohë, deri në vitin 2017, Kina kishte mbi 50 mijë ekrane kinemash, 27 herë më shumë se 1,800 ekrane që numëroheshin në vitin 2003.

Në 2004-n, Kina prodhonte rreth 100 filma në vit, ndërsa tani rreth 700 në vit.

Në të njëjtën kohë, Kina e ka pozicionuar veten në hartën e kinematografisë botërore.

Vitin e kaluar, të ardhura nga shitja e filmave kinezë në vendet e tjera arritën 4.25 miliardë juanë, katër herë më të larta se në vitin 2012. Kina sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me të paktën 20 vende.

Por në kuadër të kësaj rritje eksplozive, regjisorët kinezë kanë qenë gjithashtu në kërkim të rritjes së cilësisë.

"Kemi arritur shifra të kënaqshme prej reformës në vitin 2002 dhe tani kemi mungesë në produksionet e cilësisë së lartë që të përputhen me sasinë," tha për mediet Rao Shuguang, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Kineze të Filmit

Rao paralajmëroi mbi krizën strukturore në periudhën e zgjerimit të industries së filmit. "Rritja e shikueshmërisë nuk mund të përputhet me shtimin e ekraneve të kinemasë dhe shkalla e pjesëmarrjes për disa filma është më pak se 15 për qind. Kjo gjë duhet të na zgjojë."

Ndodhemi ende në epokën e artë të filmave kinezë dhe tani është koha të kalojmë nga shpejtësia e lartë tek zhvillimi me cilësi të lartë, tha Rao.

Mrekulli
Lajmet Kryesore