Dokumentari "40 Years On"

2019-03-04 11:16:53 CRI Komenti juaj Printoni

Një serial televiziv me gjashtë episode i bën një retrospektivë 40 viteve të reformës dhe hapjes përmes historive të individëve për ndjesitë që sollën dhe po sjellin ndryshimet.

Kur sipërmarrësi tajlandez Dhanin Chearavanont vizitoi Shenzhen-in në vitin 1979, në atë kohë ishte thjesht një fshat i varfër me një popullsi prej rreth 12 mijë banorësh.

Dhanin Chearavanont

Megjithatë, manjati - nga një familje emigrantësh kinezë në Bangkok – besonte në atë kohë që Kina do të ngrihej dhe do të bëhej një ekonomi e madhe.

Si investitori i parë i huaj që regjistroi një kompani të përbashkët në Shenzhen, zonën e parë të posaçme ekonomike në Kinë, Grupi Dhanin's Charoen Pokphand - i njohur si "kompania 0001", nisi ndërtimin e një fabrike të përbashkët ushqimi.

Në dokumentarin me seri "40 Years On", Dhanin, tani 79 vjeç, kujton se ka qenë dëshmitar i transformimit të madh të Kinës nëpërmjet zhvillimit të biznesit të tij familjar, i cili tani është renditur si një nga konglomeratet më të pasura në Azi dhe që operon me mbi 200 filiale në të gjithë pjesën kontinentale të Kinës.

Prej fillimit të viteve 1980, kur qyteti merrte furnizime kancelarike bazë, si stilolapsa dhe letër nga Hong Kongu në zyrën e tij në Shenzhen, tani është një qytet me rrokaqiej dhe një popullsi mbi 12.5 milionë banorësh.

Në 40-vjetorin e Reformës dhe Hapjes së Kinës, seria prej gjashtë episodesh u transmetua në kanalin e dokumentarit televiziv të Kinës Qendrore në dhjetor.

"Charoen Pokphand Group është i veçantë për kinezët. "Zhengda Variety Show" hapi sytë e një brezi kinez në pjesën tjetër të botës", thotë shefi i drejtorit Han Wen.

Zhengda Variety Show

Sponsorizuar nga kompania e Dhanin-it, shfaqja u bë programi më i gjatë televiziv në Kinë që nga debutimi i tij në CCTV në vitin 1990. Programi është prezantuar nga dhjetëra folës, si Zhao Zhongxiang, Yang Lan dhe Wang Xuechun.

Përzgjedhja e Dhanin-it dhe 39 personave të tjerë nga më shumë se 120 kandidatë, stafi i "40 Years On" udhëtoi mbi 10 mijë kilometra në Kinë dhe vizitoi disa vende të huaja, duke përfshirë ShBA-në, Tajlandën, Laosin dhe Finlandën, për të xhiruar më shumë se 300 orë filmime.

"Reforma dhe Hapja është me ndikim për të gjithë ata që kanë jetuar ose kanë udhëtuar në Kinë gjatë disa dekadave të fundit. Ne jemi përpjekur të intervistojmë ata që janë përfaqësues", thotë Li Degang, drejtor i një prej gjashtë episodeve.

I njohur si një aktor, ndoshta është më i njohur për rolet e tij në veprat "Brotherhood of Blades" dhe "I Am Not Madame Bovary", Zhao Lixin ka një përvojë më pak të njohur, e cila pasqyron një brez të të rinjve kinezë që kanë studiuar jashtë vendit.

Zhao Lixin

Si ish-student i Akademisë Qendrore të Dramës, ai fitoi një bursë për të studiuar në Institutin Shtetëror të kinematografisë të Federatës Ruse në Moskë në fund të viteve 1980.

Pas diplomimit në Moskë, ai shkoi në Suedi, duke u bërë aktori i parë kinez që punon në Teatrin Kombëtar Suedez. Në vitin 2000, ai zgjodhi të kthehej në Kinë, që atëherë, ka parë një zgjerim të paparë të industrisë së filmit dhe televizionit.

Në dokumentar, Zhao kthehet në Suedi kur u ftua nga autoriteti turistik i vendit për të xhiruar një video promocionale.

Kjo është hera e parë që ai kthehej në Suedi pas 18 vjetësh dhe në program Zhao kujton përpjekjet e tij të mëparshme dhe se si ai e kapërceu pengesën gjuhësore të ngrihej nga një nofkë pa dialog për t'u bërë protagonist i adaptimit të teatrit suedez të "La Celestina", një vepër klasike spanjoll.

Zhao Lixin përdor mjeshtrinë e aktrimit që ka fituar jashtë vendit dhe luan rolet në dhjetra seri televizive dhe filma të brendshëm, duke fituar famën e tij si një aktor i shkëlqyer.

Duke cituar një njoftim ku thuhet se 52 milionë kinezë kanë shkuar jashtë vendit për të studiuar dhe rreth 32 milionë prej tyre - ose 62%- janë rikthyer në atdhe, drejtori Li tha se rasti i Zhao Li Xin-it shplalos më mirë prirjen se gjithnjë e më shumë njerëz po kthehen në Kinë për të rritur zhvillimin e vetes, duke praktikuar njohuritë që kanë marrë jashtë vendit.

"Reforma dhe Hapja e Kinës jo vetëm kanë transformuar jashtëzakonisht të gjithë vendin, por gjithashtu kanë sjellë dhe një ndikim të madh për mbarë botën", shton Han, drejtori kryesor.

Dokumentari serial klasifikohet në gjashtë kategori - një për secilin episod - dokumentari shqyrton ndryshimet në zonat urbane dhe rurale, nostalgjinë kineze jashtë vendit, diversifikimin e kulturës, ëndrrat e atyre që kanë pararuar industritë në zhvillim të vendit dhe të huajt, jetët e të cilëve janë prekur nga transformimi i Kinës.

Stephon Marbury

Një prej atyre që flet për përvojën e tij është Stephon Marbury, ish-yll i NBA-së, i cili e ringjalli karrierën e tij duke luajtur në Kinë; Një tjetër është David G. Evans, një doktor i diplomuar në Oxford, i cili vizitoi Kinën në vitin 1987 dhe ka punuar si profesor në Universitetin e Teknologjisë Kimike të Pekinit prej vitit 1996.

Dokumentari gjithashtu i motivon njerëzit e zakonshëm që punojnë pa u dorëzuar drejt arritjes së ëndrrave të tyre, si Lei Haiwei, një shpërndarës që fitoi çmimin e pare në një konkurs për poezi dhe Wang Shi'an, një fermer që mbjell limon në Kinën jugperëndimore, në provincën Sichuan.

Lei Haiwei

"40 vitet e fundit janë një kapitull i veçantë në historinë e Kinës, disa njerëz kanë realizuar ëndrrat e tyre dhe disa janë ende në ndjekjen e tyre. Ne shpresojmë që dokumentari do të mund të regjistrojë se çfarë ka ndodhur dhe po ndodh aktualisht, gjatë transformimit të vendit", përfundon Han.

Mrekulli
Lajmet Kryesore