Filmi kinez fanta-shkencor befason kritikët dhe publikun

2019-02-25 15:42:09 CRI Komenti juaj Printoni

Edhe pse Kina mbetet për të shtatin vit tregu i dytë më i madh i filmit në botë, ajo ende nuk ka formuar një sistem funksional për prodhimin e filmave fanta-shkencorë, një zhanër, kurorën e të cilit e mban Hollivudi për më shumë se gjysmë shekulli.

Megjithatë, disa kritikë të industrisë kinematogratike shpresojnë që filmi "The Wondering Earth", i përshtatur nga novela e Liu Cixin-it me të njëjtën titull , do të bëhet filmi që do sjellë ndryshimin në këtë drejtim.

Protagonisti i filmit të parë kinez që u prit shumë mire nga kinematë botërore "Wolf Warrior", Wu Jing, së bashku me aktorët e tjerë Ng Man-tat, Li Guangjie dhe aktorët e rinj Qu Chuxiao dhe Zhao Jinmai, u shfaq nëKinë më 5 shkurt, ditën e parë të Vitit të Ri Kinez. Si i pari i këtij lloji, filmi u shtua në koleksionin e Muzeut të Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës.

Romani i botuar në vitin 2000 dhe Liu fitoi një çmim të veçantë të Kinës në Fantashkencë, tituli më i lartë i vendit që njeh kryeveprat shkencore.

Me histori për të ardhmen e afërt, projekti epik për të lëvizur Tokën dhe 3.5 miliardë njerëz të saj në një sistem të largët yjor 4.2 vjet dritë larg për të shpëtuar nga katastrofa e një dielli që po shuhet.

Projekti përfshin ndërtimin e 10 mijë shtytësve gjigant për të nxitur Tokën në udhëtimin e saj për 2,500 vjet, ndërsa popullsia është zhvendosur për të jetuar nëntokë, pasi sipërfaqja - me temperatura të ulëta si minus 78 gradë - është mbuluar me dëborë.

Wu luan rolin e një astronauti që punon në një stacion hapësinor ndërkombëtar dhe duhet të ndahet nga djali i tij, (Qu Chuxiao) për më shumë se një dekadë, por një rrezik i papritur bashkon babanë dhe djalin për të luftuar jo vetëm për mbijetesën e tyre, por për atë të Tokës dhe gjithë racës njerëzore.

Përveç pamjeve spektakolare, filmi gjithashtu përmban elemente tipike kineze, të tilla si festimet e Festës së Pranverës në qytetin nëntokësor, dhe shembuj tipikë të prindërve kinezë.

"Ky film është një fillim shumë i mirë për kinematografitë kineze, por nuk është më inferior ndaj skenarëve shkencorë të Hollywood-it, por ka një aromë unike kineze", tha Liu gjatë premierës së Pekinit.

Liu shtoi se bumi i tregimeve shkencore është i lidhur ngusht me forcën e një kombi, të ilustruar nga fakti se literatura shkencore ishte e para që lulëzoi në Britani, por e kapërcyer nga ShBA-ja. Ai beson se rritja e Kinës ka krijuar një mjedis të shëndoshë për veprat fanta-shkencore.

Edhe pse romani më i njohur i Liu-t, që fiton Çmimin "Hugo" "Three-Body Problem", tashmë është adaptuar në një film, nuk ka dalë ende në ekran. Kjo do të thotë se "The Wandering Earth" do të jetë hera e parë që imagjinata spektakolare e Liu-t jetëzohet në ekranin e madh.

Një film tjetër që u shfaq në 5 shkurt, "Crazy Alien", është frymëzuar nga tregimi i shkurtër i Liu-t, "The Rural Teacher". Megjithatë, filmi, me regji të Ning Hao, tregon një histori krejtësisht të ndryshme, duket më shumë një komedi e zezë në përputhje me stilin tipik të regjisorit.

Filmi "The Wandering Earth" është drejtuar nga Guo Fan, një adhurues i fantashkencës. "Është një ëndërr e vërtetë për mua që të drejtoj një film fanta-shkencor ", thotë Guo, duke shtuar se përpjekjet e tij të mëparshme janë drejtuar nga kjo ambicie.

Guo shpenzoi më shumë se tetë muaj duke grumbulluar së bashku elementet e botës futuriste, duke përfshirë peizazhin gjeografik, sistemin arsimor e politik dhe mjedisin e tij shoqëror.

"Ajo (procedura e filmimit) ishte si një maratonë, por unë nuk mund ta shihja pikën përfundimtare", kujton Guo.

Disa shkencëtarë dhe kritikë shkencorë që e kanë parë filmin e kanë lavdëruar atë.

"Unë u preka nga filmi, nga tema e tij e madhe deri në fund të tij, që sinjalizon një shpërthim për filmat shkencorë kinezë", thotë Zhou Zhonghe, një akademik me Akademinë e Shkencave të Kinës.

Zhou gjithashtu tha se filmi dëshmon se talenti kinez nuk mungon në imagjinatë dhe filmat fanta-shkencorë të Kinës, si ky film, do të rrisin interesin publik në këtë fushë.

"Tregimet fanta-shkencore kanë qenë popullore në Kinë që nga viti 1905. Gjatë shekullit të kaluar, autorët dhe entuziastët kinezë shkencorë po kërkojnë një mënyre efektive për të krijuar vepra të lokalizuara", thotë Yan An, një autor i fantashkencës dhe regjisor. "Tani, Toka e endërruar paraqet një shembull të mirë", shton ai.

Në muajt në vijim, kinemaja kineze do të shfaqë filma më të mirë fanta-shkencorë, si "Shanghai Fortress", me aktoren e njohur Shu Qi, që Shangai bëhet shans i fundit i njerëzimit për t'i rezistuar një pushtimi jashtëtokësor dhe "Virtus", me yllin hongkongas Luis Koo. Ngjarjet ndodhin në vitin 2055 dhe përshkruajnë një luftë të elitës kundër krijesave të huaja.

Mrekulli
Lajmet Kryesore