Filmat më pëlqyer në vitin 2018- Kinë dhe ShBA

2019-01-17 14:35:51 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe ShBA-ja, dy vendet me të ardhurat më të larta në botë në industrinë e kinematografisë shfaqën preferenca të ndryshme të filmave ku ilustrohen ngjashmëri dhe dallime ndër-kulturore interesante në vitin 2018.

Nga ana e dallimeve, ndër 10 filmat me të ardhurat më të larta nga shitja e biletave në kinematë e Kinës, pesë ishin filma kineze, përfshi filmin aksion me elitën e marinës kineze "Operacioni Deti i Kuq" (Operation Red Sea) i cili arkëtoi 576 milionë dollarë të ardhura në Kinë dhe seriali "Detective Chinatown 2 " me 541 milionë dollarë të ardhura.

Seriali me fantazma, "Monster Hunt 2", komedia "Alo, zoti miliarder" dhe filmi "Dying to Survive" siguruan të ardhura përkatësisht 356 milionë dollarë, 366 milionë dollarë dhe 451 milionë dollarë.

Suksesi i tyre në Kinë tregon qartë që regjisorët kinezë i kuptojnë më shumë shijet e publikut vendas dhe tregun e tyre të brendshëm, u shpreh kohët e fundit ish-shefi i studios Fox, Xin Li.

"Regjisorët kinezë po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar, duke eksploruar më shumë zhanre, duke treguar histori më të mira", tha Li. "Dhe përmirësimi i produksionit shihet në ekran, falë faktorëve të tillë si rritja e buxhetit, stafi më i kualifikuar dhe bashkëpunimet ndërkombëtare".

Një hit i papritur dhe i jashtëzakonshëm, i cili renditet i treti për shitjen e biletave ishte drama me temë sociale, "Dying to Survive", një nga filmat më të mirë të këtij viti.

Ky film konsiderohet nga Hollivudi si filmi i dytë kinez që pëlqehet pa masë pas suksesit të filmit "Crouching Tiger Hidden Dragon."

"Kur kinezët qeshin, ky është çelësi për të hapur mendjen e tyre", shpjegoi Xu Zheng, protagonisti dhe producenti i filmit "Dying to Survive".

"Pra, me humor, unë shfaq një njeri që vetëm i ndihmon njerëzit e sëmurë për para, pastaj publiku vihet në pozitën e tij dhe deri në fund të filmit, ata preken nga dhembshuria", u shpreh ai në intervistë.

Me anë të disa zhanreve është më e lehtë të kapërcehen kufijtë kulturorë. Më të rëndësishmit, filmat aksion dhe ato me heronj të Hollivudit realizohen me sukses në çdo territor të botës dhe kanë zënë 5 vendet e tjera në listën e filmave më të parë në Kinë gjatë këtij viti.

Nuk është befasi, dy nga hitet ishin filmat Superhero "Marvel", dhe "Avengers: Infinity War", i cili siguroi 679 milion dollarë në ShBA dhe 360 milionë dollarë në Kinë dhe filmi "Venom" në ShBA siguroi 213 milionë dollarë dhe në Kinë 270 milionë dollarë.

Filmi me superhero "DC / Warner Bros", "Aquaman" siguroi 751 milionë dollarë në mbarë botën, duke përfshirë të ardhurat prej 232 milionë dollarësh në Kinë në krahasim me vetëm 189 milionë dollarë në ShBA.

Gjithashtu në Top 10 ishte filmi i fundit "Jurassic" i kompanisë "Universal", "Jurassic World: Kingdom Fallen", i cili fitoi 1.3 miliard nga shitja e biletave në mbarë botën, 417 milionë dollarë në ShBA dhe 261 milionë dollarë në Kinë; dhe filmi fanta-shkencor i regjisorit Steven Spielberg, "Ready Player One", duke arritur 218 milionë dollarë në Kinë dhe 137 milionë dollarë në ShBA.

Hollivudi po mbështetet fort në tregun e Kinës për të siguruar të ardhurat globale dhe megjithëse shumë nga filmat aksion të vitit 2018 kanë dalë mirë në të dy tregjet, disa nuk mundën të kishin sukses të madh në tregun kinez.

Në ShBA, filmi "Jedi i fundit" arriti 620 milionë dollarë brenda vitit, por në Kinë vetëm 43 milionë dollarë. Gjithashtu "Solo: Një Star Wars Story", fitoi 213 milionë dollarë në ShBA, por vetëm 16 milionë dollarë në Kinë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore