Jacky Cheung, "Zoti i Këngës"

2019-01-10 19:21:22 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtari dhe aktori kinez Jacky Cheung pati një karrierë të suksesshme në vitin 2018 ku bëri një tur nëpër botë. Të gjithë biletat u shitën shpejt dhe çdo koncert i tij ishte plot entuziazëm. Në çdo vend që vajti, festivali i tij u bë ngjarja më e fuqishme! Pas përfundimit të aktiviteteve në Sidnej dhe Melburn në Australi në mars, ai u kthye në Azi dhe nisi turneun në pjesë të ndryshme të Kinës.

Mbrëmjen e 1 prillit, Jacky Cheung përfundoi me sukses koncertin e tij të 147-të dhe në mënyrë të befasishme theu rekordin e 146 koncerteve të "1/2 Century Tour". Rekordi i tij i mëparshëm: 146 shfaqje në turet botërore u mbajtën në 77 qytete dhe përfunduan në 18 muaj. Audienca e përgjithshme tejkaloi 2.8 milionë dhe rekordi botëror Guinness u thye me një audiencë të përgjithshme prej mbi 2 milionë në 1 vit.

Jacky Cheung jo vetëm rifreskoi rekordin botëror të Guinness-it të shënuar nga po ai vetë, por solli në Sidnej të Australisë në mars koncertin "A classic tour" duke kryesuar listën e të ardhurave nga shitja e biletave të koncertit të Billboard-it atë javë. Me të ardhurat totale, që tejkalon edhe legjendarët e rrokut "Queens", yjet amerikanë të hip-hopit Jay-Z dhe PINK si dhe këngëtarë të tjerë europianë dhe amerikanë, Jacky Cheung është gjithashtu këngëtari i parë kinez që fiton këtë garë.

Cheung u lind dhe u rrit në Hong Kong. Babai i tij është nga Tianjin-i dhe nëna nga Shangai. Në vitin 2007, Cheung zbuloi se disa anëtarë të familjes së tij ishin kryesisht marinarë, përfshirë babain e tij, kushëririn e babait dhe vëllain më të madh. Ai ka si gjuhë primare dialektin kantonisht, por flet gjithashtu gjuhën mandarine dhe atë angleze. Ai këndon këngë pop kantoneze, mandarine, japoneze, koreane dhe angleze. Cheung është i njohur për zërin e tij të pasur bariton, por edhe për vibracionet e tij dramatike duke lëvizur me shpejtësi "Mollën e Adamit".

Cheung fillimisht punonte në një kompani ajrore "Cathay Pacific". Karriera e tij muzikore nisi kur fitoi çmimin "Amateur 18-Hong Kong district singing contest" në vitin 1984 me këngën "Atdhe" (大地恩情). Ai doli fitues në garën me mbi 10 mijë konkurrentë. Pasi fitoi konkursin, ai nënshkroi një kontratë me kompaninë "Polygram Records", që tani quhet "Universal Music Group". Megjithëse i inkurajuar nga një fillim i shkëlqyer, ai nuk ishte në gjendje të arrinte supremacinë e menjëhershme në qarkun Kantopop, në vitin 1985 ai fitoi dy çmime të tjera të mëdha.

Falë talentit dhe punës së palodhur, Jacky nisi karrierën e tij të shkëlqyer si një yll i vërtetë. Albumet e tij të mëvonshme përfshinë "Unë dhe Ti" (我与你) 1993 dhe "Të lindur të egër" (饿狼传说)1994.Në vitin 1994 në "Billboard Music Awards" në SHBA, ai u emërua këngëtari më popullor në Azi. Ai mori çmime të shumta muzikore si në Hong Kong dhe në rajonet të tjera, përfshi çmimin si këngëtari kinez me albumin më të shitur në "World Music Awards" për dy vjet rresht në 1995 dhe 1996 në Monako. Cheung u zgjodh gjithashtu si një nga dhjetë njerëzit më të shquar në botë në vitin 1999.

Ndër këngët e tij më të dëgjuara janë "Dua të kaloj jetën time me ty"(只想一生跟你走)dhe "Kiss Goodbye" (吻别). Albumi "Goodbye Kiss" ishte një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave, duke arritur më shumë shitje në rajonet e Hong-Kong dhe të Tajvanit si dhe në Azinë Juglindore si kurrë më parë.

Ai shiti mbi 4 milionë kopje në vitin 1993, duke u bërë një nga 10 artistët më të mirë të kompanisë "PolyGram" në të gjithë botën atë vit. Ai ishte gjithashtu edhe artisti i parë aziatik që arriti këtë rekord. Për shkak të muzikës dhe albumeve të njohura, Cheung konsiderohet si anëtari më i shquar i "Katër Mbretërve Qiellorë" të Kantopop-it. Ai konsiderohet nga disa media si këngëtari më i mirë i të katërve.

 

Muzika e tij e suksesshme dhe karriera e aktrimit e kanë bërë atë një nga ikonat e Hong-Kongut. Cheung u përzgjodh nga revista "Time" në vitin 1996 si një nga "25 njerëzit më me ndikim në rajonin e Hong-Kongut".

Në vitin 1999, ai u vlerësua si një nga dhjetë të rinjtë më të famshëm botës nga JCI (Junior Chamber International), një federatë botërore e profesionistëve dhe sipërmarrësve të rinj. Në vitin 2000 ai mori Çmimin e Artë të Gjilpërës. Ky çmim, ekuivalent i një çmimi për arritjet e jetës, i jepet dikujt për kontributin e tij të shquar në industrinë e muzikës.

Në vitin 2007, Cheung organizoi "Year of Jacky Cheung World Tour 2007" të tij. Turneu filloi më 18 shkurt të vitit 2007 në Las Vegas dhe përfundoi në Hong Kong më 3 shkurt të vitit 2008, pas turneut të 58 qyteteve anembanë botës, me gjithsej 105 shfaqje dhe duke tërhequr më shumë se 2 milionë fansa. 105 u bë numri më i madh i shfaqjeve në një turne nga një artist kinez, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 100, që mbahej po nga vetë Cheung.

Në vitin 2018, ai fitoi një pseudonim të ri "Kryptoniti i të arratisurve" në Kinë, pasi koncertet e tij tërhoqën shumë të kërkuar në Kinë, të cilët blenë bileta për të parë koncertet e tij. Ai ndihmoi për kapjen e dhjetra kriminelëve në kërkim në koncetet të vitit 2018 gjatë tuneut e tij.

Ndërsa Cheung njihet për muzikën e tij, ai ka aktruar gjithashtu në shumë filma. Ai mori çmimin si "aktori më i mirë mbështetës" në Festivalin e e tetë të Filmit të Hong-Kongut për rolin e tij në "As Tears Go By" (1988) si dhe çmimin e aktorit më të mirë ndihmues në Çmimin "Kali i Artë" për rolin në filmin "The Swordsman" (1990).

Jacky Cheung është një superyll dhe pionier në fushën e muzikës pop. Ndikimi i tij mbulon komunitetin global kinez dhe Azinë Juglindore. Në vitet 1990, mes kinezëve ekzistonte një shprehje: "vendi ku fryn era, ishte jehona e Jacky Cheung-ut". Për shkak se ai hapi një treg të madh jashtë vendit, periudha e pikut të tij u konsiderua si një periudhë në të cilën muzika pop e Hong-Kongut kontribuoi shumë ndaj botës. Shitjet e albumeve të tij kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen e muzikës pop dhe të medias ndërkombëtare, revistave më prestigjoze, muzikës amerikane "Billboard" dhe gjithashtu është nisur t'i kushtohet vëmendje muzikës pop të Hong Kong-ut në një fare mase për shkak të ndikimit të Jacky Cheung-ut.

Nofka e tij është "Zoti i këngës".

Mrekulli
Lajmet Kryesore