Victoria's Secret 2018, këngëtare shqiptare e modele kineze

2019-01-01 12:17:30 CRI Komenti juaj Printoni

Në eventin e 2018-s sfiluan 60 modele të njohura nga e mbarë bota, 18 prej të cilave u shfaqën për herë të parë duke shënuar një numër rekord.

Pjesë e këtij show ishin edhe performancat e këngëtareve shqiptare Rita Ora me këngën "Let you love me" dhe Bebe Rexha me "I'm a Mess"

Këngët e tyre "hit" kanë arritur statuset e "arit" dhe "platinit" dhe kjo nuk është pak, divat me origjinë shqiptare kanë pushtuar tapetin e kuq edhe mbrëmjen e ndarjes së Çmimeve "Grammy" 2018.

Bebe me Ritën në Nju-Jork morën pjesë në festën e studios së madhe muzikore e kinematografike "Warner Bros", ndërkohë që Rita mbajti një koncert në radhën e festave të organizuara para ceremonisë finale të "Grammy"-t.

Rita Ora

Është një kantautore dhe aktore britanike e lindur më 26 nëntor të vitit 1990 me origjinë shqiptare. Albumin e saj të parë, Ora e nxorri në vitin 2012, që u rendit i pari në Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë album ishin hitet e saja të njohura si "R.I.P." dhe "How We Do (Party)". Pas kësaj arritjeje të menjëhershme, Rita u nominua për tre çmime britanike në ceremoninë e 13-të të Brit Awards në 2013-n.

Hiti i saj i albumit të dytë "I Will Never Let You Down", u rendit i katërti në vitin 2014. Po atë vit ajo bashkëpunoi me Iggy Azalea, në këngën "Black Widow", e cila pati shumë sukses sidomos në ShBA. Ajo vijoi me nxjerrjen e albumeve dhe hiteve të reja, madje dhe të vlerësohej me shumë çmimeve të ndryshme. Në 2015-n ajo nxorri këngën Poison", e cila shumë shpejt u rendit në 5 këngët më të mira.

Në 2010-n, Ora u shfaq në dy fushata publicitare të Calvin Klein. Ora u zgjodh si imazhi i atleteve italiane Superga, për Pranverë/Verë 2013. Ajo po ashtu ka qënë imazhi i linjës së veshjeve të "Material Girl", e cila është linjë e dizenjuar nga Maddona dhe vajza e saj. Ka qenë gjithashtu imazhi i DKNY-së, Marks & Spencer, Roberto Cavalli, Adidas, Coca-Cola, Samsung Galaxy S6.Ora ia dedikon punën e saj mbështetjes së dy idhujve Gwen Stefani dhe Beyoncé, të cilën e quan mentore. Ajo ka qenë në një lidhje dashurie me Bruno Mars dhe më pas me Calvin Harris në maj të 2013-s, lidhje që përfundoi në qershor të 2014-s.

Bebe Rexha

Bebe ka lindur në Bruklin të Nju-Jork, më 30 gusht të vitit 1989, nga prindër shqiptar nga Dibra e Madhe. Bebe filloi të merrej me muzikë që në moshën 4-vjeçare dhe ndoqi dashurinë e saj për muzikën duke studiuar në shkollën e mesme "Tottenville". Ajo është një kantautore e njohur shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara.

Bebe është bërë e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit "Take Me Home" nga Cash Cash dhe "Hey Mama" nga David Guetta. Ajo është gjithashtu vokalistja kryesore e grupit amerikan "Black Cards" dhe ka qenë bashkautore e këngës nr.1 në "Billboard Hot 100" në ShBA, "The Monster" nga Eminem ft. Rihanna.

Bebe Rexha ka shoqëruar nëpër turne këngëtaren e famshme Ellie Goulding, dhe bashkëpunimi i saj më Nicky Minaj, "No Broken Hearts", renditet në krye të listave, si ndër më të pëlqyerat në mbarë botën. Skenës muzikore botërore i është shtuar një tjetër yll shqiptar, suksesi i së cilës është gjithmonë e më shumë në rritje, duke pushtuar kështu diskotekat e gjithë botës.

Përveç këngëtareve shqiptare në këtë event ishin dhe 3 super modele të njohura nga Kina Liu Wen, He Sui dhe Xi MengYao.

Embëlsira He Sui-Ajo ishte pjesë e këtij eventi për herë të tetë. Në moshën 17-vjeçare, He u zbulua pasi fitoi një konkurs modelimi në Kinë.

Liu Wen-rikthehet në këtë show për herë të shtatë. Në vitin 2009, Wen ishte aziatikja e parë që ecte në pasarelën e Victoria's Secret Fashion Show.Modelja, 30-vjeçare, ishte gjithashtu e para kineze në kopertinën e revistës Vogue dhe e para aziatike në listen e Forbes si supermodelja më e paguar.

Gjithashtu në këtë show nuk kishte si të mungonte Xi Mengyao, e cila u shfaq për here të gjashtë. Modelja kineze, 29 vjeç, u shfaq në këtë event për herë të parë në vitin 2013. Xi ka sfiluar për emrat më të mëdhenj të modës përfshi Givenchy, Balmain, Louis Vuitton, Alexander Wang etj.

Një e veçantë e këtij show ishte se ëngjëlli që ka sfiluar për kohën më të gjatë në pasarelat e Victoria's Secret, Adriana Lima sfiloi për herën e saj të 19-të dhe të fundit.

E përlotur dhe shumë emocionale modelja braziliane Adriana Lima uli krahët dhe u largua nga sfilata që i dha emër dhe e bëri atë të njohur në mbarë botën.Organizatorët i bënë asaj një surprizë të veçantë duke shfaqur një video-montazh të klipeve nga momentet e përvitshme të Victoria's Secret. Videoja përfundoi me një mesazh "faleminderit" përpara se skena të errësohej dhe Lima të shfaqej në pasarelë.

Winnie Harlow me të vërtetë po arrin të bëjë ndryshimin.

Modelja ka një gjendje të veçantë të lëkurës, me emrin vitiligo, gjendje kjo e cila i shkakton humbje të pigmentit dhe e bën lëkurën lara-lara.

Tani, për Harlow ka arritur suksesi më i madh i karrierës së saj.

Ajo ishte për herë të pare pjesë e sfilatës së madhe të Victoria's Secret si një nga engjëjt e firmës së të brendshmeve.

Me anë të një postimi shumë prekës në Instagram, Winnie ka falënderuar të gjithë ata që e kanë shtyrë e i kanë dhënë vetëbesim, e sidomos fansat e përkrahësit e saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore