Stilista kineze me famë botërore, Guo Pei

2018-12-24 11:25:39 CRI Komenti juaj Printoni

Një film me në qendër stilisten kineze Guo Pei fitoi çmimin "Thelbi i Modës" në Festivalin e 7-të të Filmit të Modës në Çikago.

Me regji të Olivier Ronot, vepra tregon historinë e ekspozitës personale të stilistes "Guo Pei: Couture Beyond" në Kolegjin Savannah të Artit dhe Dizajnit (SCAD) Muzeu FASH i Moda + Film në Atlanta në 2017.

Ekspozita shfaqi mbi 40 punë të Guo-s, e cila ishte stilistja e parë kineze e ftuar për të marrë pjesë në Shoqatën Tregtare të Modës së Lartë.

Së bashku me ekspozitën doli edhe një libër me foto të shumta të punëve të Guo-s si dhe një prezantim i jetës së saj profesionale dhe rrugëtimit të saj deri këtu.

Guo Pei është stilistja më e njohur për dizajnin e veshjeve për të famshmit kinezë por edhe yjet nga vendet e tjera. Ajo bëri bujë me fustanin e verdhë që dizejnoi për Rihanna-n në "Met Ball" 2015. Në vitin 2016, revista "Time Magazine" e renditi atë si një nga 100 njerëzit më me shumë ndikim në botë.

Pas debutimit në Javën e Modës së Parisit 2016, Guo u bë gjithnjë e më e famshme. Popullariteti i saj u rrit si në Kinë ashtu edhe jashtë vendit.

Guo Pei u lind në Pekin në vitin 1967. Babai i saj ishte një ish-udhëheqës batalioni i ushtrisë, ndërsa nëna një edukatore kopshti. Në një intervistë për "Forbes", Guo tha se nisi të qepte që në moshën 2 vjeçare, duke ndihmuar nënën e saj të qepte rroba për dimër dhe po atë moshë nisi të zhvillonte dashurinë e saj për rrobaqepësinë. Ajo studioi dhe i diplomua në Shkollën e Dytë e Industrisë së Lartë të Pekinit si stiliste në vitin 1986. Diplomimi i Guo Pei-t ishte gjithashtu në një kohë të mirë pasi reformat po zbatoheshin në Kinë. Guo Pei gjeti një punë në një nga prodhuesit e parë të markës së veshjeve të Kinës , "Tianma". Ajo tha se kishte një kërkesë të papritur për modën që u rrit në Kinë dhe më pas u largua nga kompania në vitin 1997 për të formuar markën e saj të modës.

Guo Pei tha se ajo përpiqej për diçka më shumë në një kohë kur kërkesa e modës u rrit edhe në Kinë. Në fillim të viteve 2000, reputacioni i Guo Pei-t filloi të rritet. Ajo u përzgjodh për të dizejnuar stilet për Olimpiadën Verore 2008, si dhe veshjet e Gala-së së Festës së përvitshme të Pranverës që organizohet nga Televizioni Qendror i Kinës (CCTV). Ajo është stilistja e veshjes së Song Zuying-ut gjatë performancës së saj me Plácido Domingo në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës Verore 2008.

Koleksioni i saj "Njëmijë dhe Dy Netë" debutoi në nëntor të vitit 2009, gjatë Javës së Modës të Kinës. Modelja dhe aktorja amerikane, Carmen Dell'Orefice u shfaq në shfaqje e veshur me një fustan të bardhë të punuar me qëndisje të bardhë, me një përcjellje prej katër personash për të ndihmuar mbajtjen e bishtit të saj. Dell'Orefice e krahasoi më pas Guo-n me Charles James. Guo u vlerësua si një projektuese e kostumeve në grupin e filmit në vitin 2014 për filmin "The Monkey King".

Në vitin 2008, Guo konceptoi një fustan të gjelbër me një bisht të madh rrethor, të veshur me lesh të verdhë dhe të qëndisur me modele argjendi me lule. Për këtë u deshën mijëra orë për mbi dy vjetë të ekipit të saj të dizajnit për të krijuar dhe peshuar rreth 25 kilogramë në përfundim. Këngëtarja Rihanna kërkoi në internet duke studiuar një dizajn për New York Met Gala me temë mbi Kinën në vitin 2015. Sipas Guo-së, pasi Rihanna e pyeti ajo pranoi propozimin por kishte merak nëse këngëtarja do të ishte në gjendje të përballojë peshën e fustanit. Rihanna u shfaq në tapetin e kuq mahnitëse, e shoqëruar nga tre persona që mbanin bishtin e madh. Reagimi në botën e modës ishte i menjëhershëm dhe fustani i Guo-s u bë sensacional në rrjetet sociale. Materiali, ngjyra dhe modeli i bishtit u krahasuan me një omeletë dhe picë. Një foto e dizajnit të veshur nga këngëtarja u paraqit në faqen e parë të edicionit të revistët "Vogue" për Met Gala. Ky ekspozim mediatik i dha Guo-së edhe më shumë famë në audiencën perëndimore dhe e cilësoi Rihanna-n si një perëndeshë kineze.

Punimet e Guo-së u ekspozuan gjithashtu në ekspozitën vjetore në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, të titulluar "Kina: Përmes Xhamit". Në vitin 2016, Guo u bë anëtare e ftuar e Dhomës së Bashkimit të Haute Couture.

Koleksioni i saj i parë që do të ekspozohej si pjesë e Javës së Modës së Parisit ishte koleksioni i saj i Verës së vitit 2016. Frymëzuar nga lulet e pranverës për feminitet dhe feniks për paqe dhe pastërti, koleksioni kishte ndikime tradicionale kineze si kordonët e artë, qëndisje të ndërfutur me fileta prej mëndafshi, mëngëza dhe bishta të gjatë.

Edhe pse tani Guo Pei është shumë e njohur në skenën ndërkombëtare, ajo ende mban një profil të ulët dhe përpiqet të sjellë ide të reja në punët e saj. Ajo gjithashtu jep këshilla për të rinjtë që përpiqen të realizojnë ëndrrat e tyre.

"Të rinjtë dëshirojnë që të jenë të suksesshëm dhe të famshëm, por pasuria dhe famë nuk duhet të jenë qëllimet e vetme. Pasioni për gjërat që bëni është gjëja më e rëndësishme, pasi mund t'ju frymëzojë për të krijuar më shumë", tha Guo.

Mrekulli
Lajmet Kryesore