RiRi, "uragani" i Barbadosit me një zemër ari

2018-12-17 15:58:45 CRI Komenti juaj Printoni

Nga këndimi me një furçë flokësh tek shitja e miliona albumeve në mbarë botën, historia e Rihanës është një thes i përzier i forcës, fatit dhe këmbënguljes. Historia e saj nis në një ishull të vogël me një baba të varur nga droga dhe një producent që nuk mendonte se ajo mund të këndonte.

Rritja në një shtëpi me probleme.

Robyn Rihanna Fenty lindi më 20 shkurt 1988, në Shën Michael Parish, në ishullin Barbados. Ajo ishte fëmija më i madh i familjes. Nëna e saj punonte si ekonomiste dhe babai i saj ishte mbikqyrës magazine. Rihana u rrit në një shtëpi njëkatëshe së bashku me dy vëllezërit e saj më të vegjël. Paraja gjithmonë ishte e pakët gjatë fëmijërisë së saj. Sikur të mos mjaftonte kjo, babai i saj kthehej gjithmonë i dehur në shtëpi duke harxhuar pjesën më të madhe të rrogës së tij duke pirë alkool. Shpeshherë varësia ndaj alkoolit e bënte të ushtronte dhunë fizike në familje. Teksa mamaja ishte objektivi kryesor, në një rast ai u kthye nga Rihana kur ajo kërkoi të qëndronte 10 minuta më shumë në plazh.

Kur i jati humbi punën, çdo gjë mori tatëpjetën. Ushqimi u pakësua, dhe Rihana ecte përmes tymit të cigares së babait të saj. Ajo u mbyll në vetvete dhe rrallëherë fliste me dikë. Gjithçka u bë kaq stresuese sa ajo vuante nga dhimbje të forta koke, gjë që çoi të hamendësonte se kishte tumor.

Edhe në shkollë gjërat nuk shkonin mirë. Rihana ishte një studente e shkëlqyer sidomos në matematikë dhe kimi, por notat e saj filluan të binin.

Kur ishte 7 vjeç, Rihana gjeti një rrugë për t'u larguar nga kaosi në jetën e saj. Ajo ndizte radion dhe këndonte me një furçë flokësh së bashku me idhujt e saj Madonna, Mariah Carey dhe Janet Jackson. Gjatë këtyre momenteve të shkurtra të lumturisë, Rihana ndjeu se i përkiste kësaj. Ajo e dinte në zemrën e saj se e ardhmja ishte në muzikë- edhe pse dukej e pamundur që të ndodhte në ishullin e vogël.

Një adoleshente me një ëndërr.

Në moshën 14– vjeçare, prindërit e saj u divorcuan dhe ajo më në fund u lirua nga dhimbja e kokës. Por tani mamaja e saj duhet të punonte me kohë të plotë, gjë që nënkuptonte se Rihana duhet të rritej shpejt. Ajo ndihmoi të mbijetonin duke punuar dhe duke shitur rroba në një tezgë në rrugë.

Rihana ishte kujdestarja kryesore e vëllezërve më të vegjël, por ajo gjithashtu ushqeu dashurinë e saj për muzikën. Ajo u frymëzua nga legjenda Bob Marley, të cilën ajo e konsideroi një shembull për të ndjekur për artistët që aspirojnë në Karaibe.

Me kalimin e kohës, Rihana nuk mund të priste më gjatë dhe ëndërronte që personi i duhur ta dëgjonte teksa këndonte. Kështu, ajo i rriti shanset duke kënduar në plazh, në grupe shoqërore, dhe në shfaqjen e talenteve në shkollën e mesme– ku ajo fitoi pasi këndoi "Hero" të Mariah Carey.

Pushimi i parë i madh.

Kur mbushi 15 vjeç, Rihana formoi një treshe me shoqet e saj të klasës. Ato performuan në çdo vend të mundshëm, kryesisht duke mbuluar këngët e 'Destiny Child'. Një ditë, shoqja e Rihanës zbuloi se nëna e saj njihte producentin e rekordeve Evan Rogers, i cili ndodhi të ishte me pushime bashkë me gruan e tij. Rihana kërkoi të bënte një provë. Treshja nuk kishte emër grupi dhe as trajnimin profesional, por nuk mund të humbiste mundësinë që të dëgjohej.

Debutimi që kryesonte listat.

Rihana tani ishte 17 vjeç dhe rrugës për audicionin e parë. Ajo e kishte kaluar gjithë natën duke zgjedhur një veshje dhe po dridhej nga mendimi i të kënduarit përpara Jay Z. Edhe pse në momentin që ajo filloi të këndonte " For the Love of You" të Whitney Housten, Jay Z u shit. Ai mund të tregonte nga sytë e tij ngulitur tek të sajat se ajo do të bëhej një yll– me ose pa të. Kështu ai i kërkoi asaj të nënshkruante kontratë me të. Ata përfunduan duke qëndruar deri në 3 të mëngjesit duke parë të gjitha detajet e kontratës. Por Rihana nuk e kishte problem, ëndrra e saj gjatë gjithë jetës ishte më në fund në fuqi. Vetëm tetë muaj më vonë, Rihana nxorri albumin e saj të dytë, 'A girl like me', i cili lançoi dy hite më shumë. Por para famës që Rihana mori, Jay Z i dha asaj disa këshilla të cilat ajo i ndjek ende sot.

"Mos ndryshoni kush jeni, kurrë mos harroni nga keni ardhur, dhe gjithmonë jini të përulur."- Jay Z.

Në moshën 19-vjeçare, Rihana ishte në krye të listës dhe po jetonte ëndrrën e saj. Ajo vazhdoi të punonte me Jay Z dhe publikoi hitin 'Umbrella', i cili i dha Rihanës çmimin e saj të parë Grammy.

Në moshn 21-vjeçare, fama e saj fitoi një tjetër vëmendje. Rihana filloi të dilte me Chris Brown, një reper nga një fëmijëri po aq e turbullt. Natën para shfaqjes së saj në 'Grammy Awards' të 51, Rihana gjeti tekste të dyshimta në telefonin e tij. Ajo u përball me të menjëherë teksa po shkonin në shtëpi, vetëm për të zbuluar se ai e kishte tradhëtuar atë me një punonjëse të thjeshtë. Çifti nisi zënkat dhe Chris e goditi me grushta. Kjo u kthye në një betejë të plotë brenda në makinë, pas së cilës ajo u shfaq me senja në fytyrë dhe me shenja të mbytjes rreth qafës së saj.

Ngjarja dramatike u shfaq rrufeshëm në media. Më pas ajo punësoi një truprojë dhe refuzoi ta shfaqte veten si një viktimë. Në vend të kësaj, ajo vendosi ta përdorte këtë eksperiencë si një tjetër hap në historinë e saj të suksesshme. Rihana u bashkua me artistë si Eminem dhe Kaney West në këngë kundër dhunës fizike.

Ajo shiti mbi 540 milionë albume në mbarë botën, ka fituar çmime të panumërta dhe është këngëtarja më e re solo për të shënuar 14 çmime muzikore në Billboard.

Rihana e ka vendosur veten si një sipërmarrëse në fushën e modës dhe bukurisë. Ndërmarrja e saj e fundit është kompania e re kozmetike 'Fenty Beauty', linja e parë kozmetike që ofron një shumëllojshmëri të hijeve të lëkurës.

Me një karakter të guximshëm dhe një zemër prej ari, ajo ka një vendosmëri të fortë për ta jetuar jetën sipas kushteve të saj, duke ndihmuar të tjerët dhe duke frymëzuar gjeneratat e ardhshme për të bërë më shumë. Pavarësisht shpullave të jetës, Rihanna është krenare të thotë se gjithmonë ndjek zemrën e saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore