Komedia romantike më "in" e momentin, "Crazy Rich Asians"

2018-11-16 16:06:46 CRI Komenti juaj Printoni

Komedia romantike "Crazy Rich Asians" e 'Warner Brothers' ku shkëlqejnë Constance Wu dhe Henry Golding është komedia e parë romantike në tre vjet që zë vendin e parë duke u ngjitur në krye të 'box-office' si filmi më i shikuar.

Ky është filmi i parë i madh i Hollyvudit që prej 'The Joy Luck Club' 25 vjet më parë, që përbëhej nga një kast aktorësh vetëm aziatikë.

Përshtatur nga bestseller-i i Kevin Kwan, "Crazy Rich Asians" tregon historinë e një gruaje aziatiko-amerikane që përplaset me një kulturë tjetër kur takohet me familjen shumë të pasur të të dashurit të saj në Singapor, Nick Young's, përfshi mamanë e tij Michelle. Filmi është luajtur në New York, Londër, Singapor dhe Malajzi.

Për aktoren Victoria Loke, shpërblimi më i mirë për të luajtur në filmin "Crazy Rich Asians" është të bëhet pjesë e rëndësishme në diskutimet rreth identitetit kulturor dhe përfaqësimit në një film Hollywoodi.

26-vjeçarja luan Fiona Cheng, bashkëshorten e personazhit kryesor.

Filmi nxjerr në pah përplasjen e kulturave perëndimore dhe aziatike dhe tensionin mes familjeve kineze të vjetra në Singapor.

"Crazy Rich Asians" gjithashtu shfaq arkitekturën moderne dhe tradicionale të Singaporit, parqet, plazhet tropikale, ushqimin në rrugë dhe muzikën.

Rachel, e rritur pa baba në Queens të New York-ut, ndryshe nga Nick dhe familja e tij super e pasur që merr me qira ishuj për festa dhe lule ekzotike që çelin vetëm në mesnatë për të ftuarit.

Filmi siguroi 94.6 milionë dollar në ShBA dhe Kanada dhe vetëm 3 milionë në rajone të tjera deri në fund të gushtit.

Një gjeneratë e tërë është rritur që pas transmetimit të komedisë së Hollywood-it në vitin 1993 "The Joy Luck Club" me aktorë aziatikë, një histori e dhimbshme e një gruaje që u largua nga Kina dhe i rriti të bijat e saj në ShBA në vitet '70 dhe'80. Përpara këtij filmi, komedia e parë aziatiko-amerikane e prodhuar nga Hollywood ishte në vitin 1961 "Flower Drum Song", që flet për një emigrante pa dokumente e cili u detyrua të martohej për dokumenta me një pronar klubi në San Francisco. Në të dy filmat e parë të Hollywood-it kinezët portretizoheshin të dëshpëruar dhe të varfër.

Prandaj ky film është një kthesë e madhe ku sheh kinezët që vozisin me makinat e fundit ose bëjnë jetë mondane në ishuj etj. Kjo komedi reflekton një moment të rëndësishëm në dinamikën e fuqisë globale, në të cilin elita në shumë vende aziatike nuk e ndjen më të nevojshme të zhvendoset në një hemisferë tjetër për të ndjekur suksesin dhe kurorëzimin e një jete të rehatshme. Presioni për famë dhe pasuri prishin marrëdhënien e Rachel dhe Nick.

Rachel pranon një ftesë nga i dashuri i saj Nick Young që ta shoqërojë atë në Singapor për dasmën e mikut të tij më të mirë Colin. Ajo për momentin mbetet e shokuar kur Nick prenoton një suitë të klasit të parë për fluturim.

Me të mbërritur në Aeroportin Changi të Singaporit, ata priten nga Colin dhe e fejuara e tij Araminta dhe dy çiftet shkojnë për darkë në një qendër luksoze. Ditën tjetër Rachel viziton miken Piek Lin nga shkolla e mesme dhe familjen e saj. Piek Lin dhe familja e saj mbetën të shokuara kur Rachell i tha se është në një lidhje dashurie me Nick Young dhe se do shkojë në dasmën e Colin. Peik Lin i shpjegon mikes së saj jetën që bën Colin dhe historinë e pasurisë së familjes së Nick-ut. Ajo ia hap sytë Rachel-it duke i thënë se familja dhe miqtë e shtresës së lartë të Nick-ut do të jenë shumë paragjykues ndaj saj, por Rachel nuk ua vuri veshin paralajmërimeve të mikeshës. Peik Lin i jep Rachel-it një veshje të përshtatshme për darkën në familjen e Nick. Më vonë, Nick fton Piek Lin t'i bashkohet ftesës. Rachel vuri re se e jëma e Nick-ut, Eleanor, nuk e pëlqen atë. Rachel merr pjesë në festën e beqarisë së Aramintës, ndërsa Nick shkon tek festa e beqarisë e Colin. Aty pati shumë mospëlqime dhe sfida për Rachel nga të dashurat e mëparshme të Nick.

Pasi Rachel ia shpjegon Nick-ut pakënaqësitë e saj në festën e beqarisë ai i kërkon ndjesë për fshehjen e pasurisë së tij dhe e merr atë të bëjnë ravioli kineze në shtëpi së bashku me familjen e tij. Rachel admiron unazën e mrekullueshme të fejesës së Eleanorës, e cila i shpjegon me detaje se sa kishte vuajtur për të qenë pjesë e familjes Young. Më pas i tha Rachel se si gjyshja e Nick-ut nuk ishte dakord për Eleanor dhe se Rachel nuk do ishte asnjëherë një zgjedhje e mirë për Nick-un. Rachel përgatitet të iki por mikja e saj Peik Lin e bind që t'i bëjë ballë Eleanorës, duke e zbukurar Rachel-in përpara dasmës.

Në dasëm, Rachel shfaq një shkallë të lartë hijeshie dhe fiton pëlqimin e shumë vetëve. Ajo madje arriti të bëhej shoqe me princeshë Intan, që zakonisht është e ftohtë dhe e rezervuar. Më pas, Eleanor zbulon se Rachel ishte fryt i një marrëdhënieje jashtëmartesore. Më pas mamaja e Rachel-it, Kerry, e la burrin dhe shkoi në Amerikë. Rachel shtangu pasi e ëma i kish thënë se i jati i kishte vdekur. Eleanor dhe Su Yi i kërkuan Nick-ut të mos e shihte më Rachel pasi kishte frikën e ndonjë skandali. Rachel largohet me lot në sy dhe Nick e ndjek edhe pas kërcënimeve të gjyshes se do ta mohonte si nip. Rachel mërzitet shumë dhe surprizohet kur e ëma ka ardhur në Singapor për ta vizituar. Kerry shpjegon se bashkëshorti i saj ishte abuziv dhe ajo mbeti shtatzënë me një mik të vjetër të shkollës, i cili përpiqej ta qetësonte. Më pas ajo u largua për shkak të frikës. Më pas Nick i propozon Rachel-it për martesë.

Kostumografia

Në këtë komedi janë përdorur fustanë dhe kostume nga stilistë të famshëm si Ralph Lauren, Elie Saab, Dolce & Gabbana, Valentino dhe Dior. Në sheshin e xhirimit janë në dispozicion 30 grimierë për të ndihmuar aktorët që punojnë në vapë dhe lagështi.

Muzika

Gjatë procesit të prodhimit të komedisë, Chu dhe ndihmësi i tij Gabe Hilfer mblodhën një listë me qindra këngë me temë paranë, përfshi këngët e Kanye West ("Gold Digger"), the Notorious B.I.G. ("Mo Money Mo Problems"), Lady Gaga ("Money Honey") etj.

Në kërkim të një kaste këngësh shumëgjuhëshe, Chu dhe Hilfer përzgjodhën disa këngë kineze të viteve 50 dhe 60 nga Ge Lan (Grace Chan) dhe Yao Lee, si dhe këngë bashkëkohore në kinezisht.

Komedia "Crazy Rich Asians" doli në Shtetet e Bashkuara më 15 gusht, 2018. Premeriera e filmit u bë më 7 gusht 2018, në teatrin kinez në Los Angeles.

Filmi doli në Singapor më 22 gusht dhe në nëntor del në disa vende të Europës, ndërsa në Kinë filmi do të dalë më 30 nëntor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore