Adele, e famshmja më e pasur në Britani nën moshën 30 vjeçare

2018-11-08 11:30:09 CRI Komenti juaj Printoni

Adele është përzgjedhur për të tretin vit radhazi si e famshmja më e pasur në Britani nën moshën 30 vjeçare, duke ia marrë vendin e parë grupit "One Direction" në vitin 2016.

Adele hyri në Librin e Rekordeve "Guiness" me hitin e saj "Hello" duke arritur shifrën e 1 miliard klikimeve në YouTube për vetëm 88 ditë, ndërsa sot "Hello" ka mbi 2.4 miliardë shikime. Ajo është 30 vjeç dhe e ka rritur pasurinë e saj nga 132 millionë paund në 147.5millionë, sipas "Listës së Pasurve 2018" të revistës "Heat".

Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët që pas përfundimit të turneut të saj botëror verën e kaluar, "mbretëresha" ende arrin të jetë një magnet parash-vetëm në vitin 2017 ajo fitoi 9 milionë paund nga shitjet e albumeve, ndërsa nga koncertet fitoi shifrën marramendëse prej 42 millionë paundësh.

Ed Sheeran u ngjit në vendin e dytë nga vendi i tretë që ishte në vitin 2017. Këngëtari 27 vjeçar ndiqet nga aktorin e "Harry Potter"-it Daniel Radcliffe në vendin e tretë për herë të parë.

Pasuria e Ed Sheeran u rrit nga 52 millionë paund në 2017-n në 94 millionë këtë vit, falë të ardhurave nga albumi i tij i tretë (6 milionë kopje të shitura) dhe nga shitja e biletave nga turneu i tij dyvjeçar me vlerë 225 milionë paund.

Ndërsa për 29 vjeçarin Daniel Radcliffe pjesa më e madhe e të ardhurave prej 87 millionë paund u grumbullua gjatë 10 viteve të rolit të tij të magjistarit Harry Potter.

Ai qëndron në vendin e tretë këtë vit duke ia kaluar kolegëve të tij në serialin popullor në të gjithë botën, Emma Watson (në vendin e 5-të ) dhe Rupert Grint (në vendin e 11-të).

Në vendin e katërt qëndron Harry Styles, 24 vjeç, me 58 millionë paund. Këngëtari fitoi 20 milionë paund, duke përfshirë të ardhurat nga shitja e 1 milionë kopjeve të albumit, rolit në filmin blockbuster "Dunkirk" dhe një fushatë prestigjioze për markën e njohur "Gucci".

Pagesa e tij fillestare në filmin "E Bukura dhe Bisha" ishte 2 milionë paundë plus një pjesë të fitimeve rreth 10 millionë. Emma Stone, aktorja 28 vjeçare që luajti në njëjtin film "E Bukura dhe Bisha", renditet në vendin e pestë me një pasuri prej 55 milionë paundësh.

Grupi "Little Mix" u ngjit nga vendi i 10-të në vendin e 6-të këtë vit. Në vitin 2017, albumi "Glory Days" ishte një nga albumet më të shitura të vitit, ndërsa koncertet e tyre siguruan 31 milionë paundë.

Grupi i famshëm britanik, "Little Mix" pas suksesit më këngën "Woman Like Me", të cilën e realizuan në bashkëpunim me reperen e njohur amerikane, Nicki Minaj, tani kanë paralajmëruar edhe albumin e ri, që është i pesti në karrierën e tyre.

Albumi më i ri nga "Little Mix", mbanë titullin LM5 dhe do të publikohet më 16 nëntor të këtij viti.

Ky do të jëtë albumi i fundit në karrierën 7 vjeçare të grupit "Little Mix", të përbërë nga katër vajza, Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards, Jesy Nelson dhe Jade Thirlwall, pasi ato kanë njoftuar fansat se do të ndahen, për të vazhduar secila karrierë solo.

Vendet e mbetura në top10 listë janë përkatësisht Niall Horan, ish-bashkëthemeluesi me Harry Styles e grupit "One Direction", i cili është 25 vjeç, në vendin e 7-të me 46 milionë paundë. Louis Tomlinson, 26 vjeç, në vendin e 8-të, me 44 milionë. Liam Payne, 25 vjeç, në vendin e 9-të me 43 millionë. Zayn Malik, 25 vjeç, në vendin e 10-të me 37 milionë.

Këtë vit ka një hyrje të re të përbashkët nga aktorët në filmin "Star Wars" John Boyega dhe Daisy Ridley të cilët u renditën në vendin 28-të me 46 millionë paundë.

Ylli televiziv Spencer Matthews renditet në vendin e 30-të me 4.5 milionë falë të ardhura nga shitja e biografisë dhe të albumit të dasmës së tij me modelen Vogue Williams.

Ndërsa për jashtë Britanisë, Kylie Jenner i merr kurorën Justin Bieber duke u renditur si më e pasura nën moshën 30 vjeçare falë suksesit të markës së saj "Kylie Cosmetics", që ka 800 milionë dollarë fitime.

26-vjeçari Dan Middleton është ndikuesi shoqëror më i pasur me 18 milionë dollarë i fokusuar tek loja "Minecraft". I njohur si DanTDM ai ka 20 milionë abonentë në YouTube.

Lista e më të pasurve të ishullit analizon llogaritë bankare të yjeve më të rinj dhe më të pasur të Britanisë, për të zbuluar saktësisht se si i bëjnë paratë ata.

Përveç llogarive të kompanive të tyre si shitjet e albumeve, kontratat televizive dhe marrëveshjet, një ekip ekspertësh harton një vlerësim për të ardhurat e tyre.

Çdo hyrje e re në listë duhet të jetë një argëtues, 30 vjeç ose nën 30 q ka lindur ose jeton në Britani.

Mrekulli
Lajmet Kryesore