Oscar, 87 filma garojnë për filmin e huaj më të mirë

2018-11-05 11:37:44 CRI Komenti juaj Printoni

Edicioni i 91-të i Çmimeve Oscar 2019 do të mbahet në muajin shkurt 2019 në ShBA.

Në edicionin e kësaj here garojnë gjithsej 87 filma, përfshi tre filma në gjuhën kineze, të cilët garojnë në Kategorinë e Filmave në Gjuhë të Huaj, sipas njoftimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit.

Numri i filmave pjesëmarrës është më i ulët se rekordi i 92 aplikimeve të vitit të kaluar. Në edicionin e kësaj here Malawi dhe Niger-i marrë pjesë për herë të parë në kategorinë e filmave në gjuhë të huaj.

Filmi komedi i kategorisë C u kualifikua në kategorinë e filmit më të mirë kandidat në gjuhë të huaj i pjesës kontinentale të Kinës.

Me regji të Jiang Wen dhe protagonistë Jiang Wen, Eddie Peng, Liao Fan, Zhou Yun dhe Xu Qing, Njeriu i fshehur (Hidden Man) ka gjetur frymëzim nga romani "Xia Yin" (The Reclusive Hero) i shkrimtarit kinez Zhang Beihai.

Filmi aksion me elitën e marinës kineze "Operacioni Deti i Kuq" (Operation Red Sea) u përzgjodh në kategori nga rajoni kinez i Hong-Kongut.

Filmi "Buda i Madh +", një komedi e zezë, me regji të Huang Hsin-yao, u zgjodh si filmi konkurrues nga rajonit kinez i Tajvanit.

Tre filmat në gjuhën kineze do të përballen me një konkurrencë të ashpër me disa nga filmat më të njohur nga e gjithë bota.

Drama meksikane bardhezi e Alfonso Cauron, "Roma" rrëmbeu "Luanin e Artë" këtë vit në Venecia, filmi i regjisorit japonez "Vjedhësit e dyqaneve" (Shoplifters) ditoi çmimin "Palma e Artë" në Festivalin e Filmit në Kanë dhe filmbërësi polak Pawel Pawlikowski fitoi çmimin për regjinë më të mirë në Kanë me filmin e tij "Luftë e Ftohtë" (Cold War), që është një histori dashurie, ngjarja e të cilës zhvillohet në mes të viteve '40 e '50. Këta filma janë ndër kandidantët kryesorë në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj për këtë vit.

Fituesit e Edicionit të 91-të të çmimeve Oscar do të shpallen më 22 janar 2019 dhe ceremonia e shpërndarjes së çmimeve do të mbahet në 24 shkurt 2019, në Teatrin Dolby në Hollywood.

Që prej mbajtjes për herë të parë të çmimeve Oscar në vitin 1947 për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, gjithsej 7 filma kinezë janë nominuar për "filmin më të mirë në gjuhë të huaj", si "Ju Dou"(菊豆) në vitin 1991, "Raise the red lantern" në vitin 1992, "Farewell My Concubine" dhe "The Wedding Banquet" në vitin 1994, "Eat Drink Man Woman" në vitin 1995, "Crouching Tiger, Hidden Dragon" në vitin 2001 dhe "Hero" në vitin 2003.

Mes tyre, "Crouching Tiger, Hidden Dragon" është filmi i parë dhe i vetëm kinez që ka fituar çmimin e Akademisë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

Ende nuk ka një kriter të qartë për mënyrën e përzgjedhjes së Oscar-it, pasi ajo varet nga faktorë të ndryshme. Por një gjë është e sigurt se anëtarët e jurisë së Oscar-it kanë një standard të përcaktuar për gjatësinë dhe masën e filmit, por sigurisht preferohet filmi i nivelit të lartë, me cilësi të lartë të gjuhës audio-vizuale dhe që të ngjall emocion.

Aktori dhe regjisori i famshëm kinez Jiang Wen, me filmin "Hidden Man" përfundoi zyrtarisht një seri komedish spiunazhi, ngjarjet e së cilës zhvillohen në "Epokën e Repubilikës së Kinës". Pas filmit të vitit 2010 "Let the Bullets Fly" dhe filmit "Gone With the Bullets" të vitit 2014, historia e filmit "Hidden Man" nis në një fermë të vogël të viteve 1930, ku një mjeshtër vendës i arteve marciale feston ditëlindjen e tij. Kur një nga nxënësit e tij, Zhu Qianlong (aktori Liao Fan) dhe një tregtar japonez opiumi, Nemoto (Kenia Sawada), po tentonin të zotëronin fermën e mjeshtrit, ky i fundit refuzoi dhe Zhu Qianlong dhe Nemoto vranë të gjithë pjesëtarët e familjes, dogjën shtëpinë dhe të gjithë fermën. Një student i ri mbijetoi, pastaj ai u nis jashtë me një makinë që po kalonte rrugës.

15 vjet më vonë i mbijetuari i vetëm i masakrës, Li Tianran (Eddie Peng) kthehet për t'u hakmarrë për vdekjen e mësuesit të tij. Por ai është gjithashtu një spiun amerikan, që kishte kaluar disa vite për të studiuar për mjekësi në San Francisko, së bashku me artet marciale dhe praktikimit të shpatës. Në kohën kur ai ishte larg, Nemoto ishte bërë kreu japonez i spiunazhit dhe Zhu u bë shef policie, kështu që hakmarrja ndaj tyre nuk ishte e lehtë. Gjatë filmit, Lan Qingfeng (Jiang Wen) dhe doktori Handler (Andy Friend) ishin ndihmësit e Li-së. Doktori Handler është babai që adoptoi Li Tianran-it, ndërsa dy gra të bukura përfaqësojnë djallin dhe ëngjëllin: rrobaqepësja Qiaohong (Zhou Yun, bashkëshortja e drejtorit Jiang Wen), që është gjithashtu në një goditje hakmarrjeje dhe një grua joshëse Tang Fengyi (Xu Qing), e cila është dashnore e Zhu-së.

Filmi "Hidden Man" nuk është alegori e asnjë prej filmave të mëparshëm të këtij regjisori. Jiang Wen duket se ka hequr dorë nga kritika sociale dhe po i jepet më shumë argëtimit më inteligjent, skenave të fshehta, ploteve etj. Në filmin e kësaj here të regjisorit Jiang Wen ka pak "Kazablanka", pak "Hamlet" dhe shumë "Enter the Dragon", duke i dhënë filmit një ton më konvencional.

Projektuesi i prodhimit Liu Qing pati hapësirë për të rikrijuar Pekinin e vitit 1930 dhe rezultati është me pamje të harlisur. Sekuencat filmike mbi çati i japin filmit një ritëm të fuqishëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore