"The Beatles", grupi më i suksesshëm në histori

2018-10-26 15:26:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ishte shkurti i vitit 1964 kur "Beatles" pushtuan Amerikën. Këndonin nga Nju Jorku në Uashington, jepnin koncerte në "Ed Sullivan Show", një sukses botëror për katër djemtë nga Liverpuli i Anglisë. Që nga ajo kohë, jeta e tyre do të ndryshonte përgjithmonë. Do të ndryshonte fama, pasuria, si dhe do të kishin miliona fansa të çmendur në të gjithë botën. Në dimrin e thuajse gjysmë shekulli më parë, John, Paul, George dhe Ringo nisën të tërhiqnin vëmendjen e shumë njerëzve që donin të dinin gjithçka për ta.

Sipas listës së portalit amerikan "Bussiness Insider", The Beatless janë grupi më i shitur muzikor.

The Beatles ka qenë një grup muzikor angleze nga Liverpuli i Anglisë. The Beatles është një nga grupet më të suksesshëm në botë. Ndikimin më të madh në muzikë e shoqëri e ka patur në shekullin XX, duke arritur në rreth 1,3 miliardë CD të shitura. Koha e veprimtarisë së tyre kanë qenë vitet 1960 dhe 1970. The Beatles u ndikuan nga pararendësit si "The Quarry Men" (1957), "Johnny and The Moondogs" (1959) etj. Nën emrin "Beat Brothers", propozuar nga producenti Bert Kaempfert, ata filluan si një grup shoqërues për Tony Sheridan-in në vitin 1961 në Hamburg të Gjermanisë. Karrierën ata e filluan në vitin 1962 me publikimin e parë të këngës së tyre "Love Me Do" dhe veprimtaria e përbashkët e tyre zgjati deri më 10 prill të 1970-s, kur Paul McCartney deklaroi para gazetarëve ndarjen nga grupi. Sidoqoftë, ata janë konsideruar si grupi më i suksesshëm i asaj dekade dhe ende sot ngelen legjendarë.

The Beatles janë formuar në vitin 1960 në Liverpool. John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr janë pjestarët e grupit i cili është konsideruar si grupi më i mirë dhe me influencat më të mëdha në muzikën "rock". The Beatles, në fillimet e tyre, kanë eksperimentuar me disa zhanre muzikore, duke filluar nga baladat pop e deri në "psychedelic" dhe "hard rock", duke përfshirë në to dhe elementë të rinj.

Në vitin 1960, grupi fitoi aq popullaritet sa u shfaq edhe termi "Beatlemania". Në fillim të vitit 1960, The Beatles krijuan reputacion duke luajtur në klube të ndryshme në Liverpool dhe Hamburg në mënyre sistematike. Menaxheri Brian Epstein e formoi grupin nga ana profesionale, ndërsa producenti George Martin zgjeroi potencialin e tyre muzikor. Beatles fituan famë të madhe në Britaninë e Madhe pas publikimit të hitit "Love Me Do" në vitin 1962. Suksesi i grupit po rritej vazhdimisht. "Fab Four" (katërshja fantastike), një pseudonim shumë i përdorur për ta ishin tashmë yje ndërkombëtare, madje në Shtetet e Bashkuara i quajtën "pushtimi britanik".

Që nga 1965-a, Beatles kanë marrë shumë kritika pozitive për materialin tejet unik të këngëve të tyre, duke përfshirë këtu frymën e re dhe influencën e madhe që patën albumet : "Rubber Soul" (1965), "Revolver" (1966), "Sgt Pepper's Lonely Hearts Club Band" (1967), "The Beatles" (White Album) (1968) dhe "Abbey Road". Pas ndarjes së tyre në 1970-n, pjestarët e grupit vazhduan një karrierë të suksesshme në muzikë.

John Lennon u vra në vitin 1980, Harrison vdiq me kancer në nëntor të vitit 2001, ndërsa McCartney dhe Starr janë ende aktivë në muzikë. The Beatles konsiderohen si grupi me numrin më të madh të shitjeve në Shtetet e Bashkuara, me rreth 180 milion kopje albumesh të shitura. Ata kanë numrin më të madh të vendeve të para në klasifikimet britanike dhe kanë shitur më shumë se çdo artist tjetër në historinë e muzikës. Në vitin 2008, grupi u pozicionua në krye të klasifikimit të revistës "Billboard" për 100 artistët më të suksesshëm.

The Beatles kanë fituar dhjetë çmime "Grammy", një "Academy Award" dhe 15 çmime "Ivor Novello". Revista "Time", në një klasifikim të 100 njerërzve më me influence të shekullit të 20-të, ka përfshirë gjithashtu grupin The Beatles.

The Beatles është grupi më i shitur në histori me më shumë se 600 milion kopje në gjithë botën.

Katër anëtarët e grupit, shpesh emëruar si "Fab Four", ishin:

John Lennon (lindi më 9 tetor 1940 në Liverpool; vdiq më 8 dhjetor 1980 në New York, ShBA). Paul McCartney (lindi më 18 qershor 1942 në Liverpool). George Harrison (lindi më 25 shkurt 1943 në Liverpool; vdiq më 29 nëntor 2001 në Los Angeles, ShBA). Ringo Starr (lindi më 7 korrik 1940 në Liverpool).

Për një kohë të shkurtër, pjesëtarë të grupit kanë qenë edhe Stuart Sutcliffe në bas deri në 1960-n (lindi më 23 qershor 1940 në Edinburgh; vdiq më 10 prill 1962 në Hamburg), si dhe Pete Best në drum deri në vitin 1962 (lindi më 24 nëntor 1941 në Madras).

Mrekulli
Lajmet Kryesore