Marilyn Monroe, ikona e bukurisë në botë

2018-10-24 14:27:28 CRI Komenti juaj Printoni

Norma Jean Baker, e njohur me emrin e artit si Marilyn Monroe, ka lindur më 1 qershor 1926 në Los Anxhelos të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vdiq më 5 gusht të vitit 1962. Vdekja e parakohshme i dha fund edhe karrierës së saj.

Marilyn Monro ishte një vajzë më flokë të zinj, por për t'u bërë më e bukur u kthye në bionde. Një bionde aq shumë e dëshiruar dhe e kërkuar nga të gjithë. Filmi si saj i parë titullohet "The Shocking Miss Pilgrim" i realizuar në vitin 1947. Ajo u kthye në figurën më të fotografuar të atyre viteve.

Marilyn pati një fëmijëri jo të lumtur. Ajo kishte vuajtur shumë gjatë viteve të para të jetës, për shkak të varfërisë dhe ngacmimit seksual. Nëna e saj kishte qëndruar shumë kohë në spital psikiatrik, ndërsa Monroe e vetmuar ishte dërguar në jetimore ku edhe u rrit.

"Arsyet për suksesin e jashtëzakonshëm të Monroe-së kanë të bëjnë në radhë të parë me trupin e saj", shkruan Barbara Sichtermann në librin e saj të ri: "Pothuajse s'ka asnjë hir femëror, që ajo nuk e kishte. " E për këtë arsye shpesh aftësia e saj si aktore spostohej në sfond: "Sexappeal-i dha fama e saj (…) e kanë shkëputur vëmendjen nga puna e saj artistike."

"Një moral më i lirë dhe më i drejtë publik do t'ia kishte lehtësuar asaj pranimin e vetvehtes", shkruan Barbara mbi dilemën që kish mbërthyer Monroe-në: "Ka shumë të vërteta në tezën, se ajo ishte ikona më e bukur e seksit në vitet 50-të dhe njëkohësisht viktimë e një hipokrizie akute të asaj kohe."

Shkrimtari Truman Capote ishte mik i artistes. Ai shkruan: "Ajo ka prezencë, një rrezatim të brendshëm, një inteligjencë që ndriçon papritur, që asnjëherë nuk u bënë të dukshme në skenë. Të gjitha këto janë aq delikate dhe të brishta, sa vetëm një kamera është në gjendje t'i fiksojë çaste të tilla."

Misteri që ka shkaktuar legjenda e saj, si dhe 30 filmat që ajo ka bërë në 15 vjetët e karrierës së saj, apo burrat e famshëm me të cilët është martuar, Joe DiMaggio dhe dramaturgu Arthur Miller, apo lidhja e saj me vllezërit John dhe Robert Kennedy, kanë qënë dhe mbeten ndër historitë më të përfolura në botën e artit dhe kinematografisë.

Veshjet e Marylin Monroe përfshinin të gjitha ngjyrat, por ngjyrat e saj të preferuara ishin e kuqja, e bardha, e zeza dhe bezha. Aktorët dhe artistët e preferuar të saj ishin Greta Garbo, Jean Harlow, Ginger Rogers, Clark Gable, Charlie Chaplin, Charles Laughton, Will Rogers, Cary Grant, John Barrymore, Tyrone Power dhe Richard Widmark. Marie Dressler dhe Olivia De Havilland, Goya, Picasso, El Greco, Michelangelo dhe Botticelli. Ndër këngëtarët e saj të preferuar, Marlyn Monroe veçonte Frank Sinatrën, ndërsa si këngëtare femër të preferuar kishte Ella Fitzgerald. Marlyne Monroe kishte edhe autorët e saj të preferuar, ku do të veçonte Fyodor Dostoyevsky, J.D. Salinger, George Bernard Shaw, si dhe Thomas Wolfe.

Parfumi i preferuar i saj ishte i famshmi "Chanel No. 5" dhe produktet më të preferuara kozmetike të saj ishin të linjës Nivea.

Ajo nuk i pëlqente diamantët. "Diamantët janë shoku më i mirë i femrës", ishte një këngë të cilën e këndonte Monroe, e megjithatë ajo nuk i pëlqente fare ato. Në vend të tyre ajo pëlqente stolitë artificiale dhe margaritarët.

Marilyn vazhdoi të punonte me Denies deri në vitin 1953. Fotografitë e realizuara prej tij janë ende shumë të shikuara nga admiruesit e Monro-së në të gjithë botën. Në një çast gjatë karrierës së tij si fotograf Harold Lloyd bëri disa fotografi të Monroe-së me kostum banje pranë një pishine. Këto foto nuk u publikuan deri pas vdekjes së saj, por që tashmë janë shumë të kërkuara dhe pëlqyera nga ndjekësit e saj kudo nëpër botë.

Gorge Barris ishte duke bashkëpunuan me Marilyn Monro për një katalog, kohën kur ajo ndërroi jetë. Ai e kishte fotografuar gjerësisht atë, dhe për disa ato janë fotot e fundit që Marilyn ka bërë deri në çastin që ajo vdiq.

Revista "Photoplay" e votoi Marlyne Monroe në vitin 1953 si "Best Ne

w Actress", dhe në moshën 27-vjeçare ajo ishte biondja më e dëshiruar e të gjithë Hollivudit. Në vitin 1962 "Golden Globe" e quajti Marilyn Monroe si femra më e preferuar në botën e filmave, duke demonstruar edhe njëherë aftësitë e saj joshëse e sensuale.

Fustanet e Monroe-së kanë çmime marramëndëse në ditët e sotme. Fustanin që ajo e kishte veshur në ditëlindjen e John F. Kennedy-it, është shitur në vitin 1999 për 1 milionë dollarë amerikanë. Ndërkaq, fustani i bardhë të cilin e kishte veshur në filmin 'The Seven Year Itch', është shitur për 4.6 milionë dollarë amerikanë në vitin 2011.

Sot emri "Marilyn Monroe" është kthyer në sinonim të bukurisë, sensualitetit dhe gjallërisë. Ajo mbetet frymëzim për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe e dëshiruar nga të gjithë. Figura e saj inspiron shumë njerëz e grup mosha për të kaluar të gjitha pengesat dhe për të realizuar qëllimet e tyre në jetë. Ajo ka mbetur një ndër figurat më të famshme të të gjitha kohërave

Mrekulli
Lajmet Kryesore