Zhou Xun, aktorja me famë botërore e "Lëkurës së Pikturuar"

2018-10-10 14:15:55 CRI Komenti juaj Printoni

Zhou Xun ka lindur më 18 tetor të vitit 1974. Ajo është aktore kineze dhe këngëtare. Xun është nderuar më çmimin "Aktorja më e mirë" në "Hong Kong Film Awards", "Golden Bauhinia Awards", "Hong Kong Film Critics Society Awards", "Golden Horse Awards", "Golden Rooster Awards", "Hundred Flowers Awards", "Festival du Film de Paris", "Shanghai Film Critics Awards", "Asian Film Awards" etj. Ajo njihet si një nga katër "Damat aktore të Kinës". Zhou Xun është aktorja e parë dhe e vetme në histori që ka fituar të treja çmimet si aktorja më e mirë në pjesën kontinentale të Kinës, në Hong Kong dhe Taiwan.

Zhou ka lindur në një familje të thjeshtë në Quzhou, Zhejiang. Babai i saj Zhou Tianning, ishte i përfshirë në industrinë vendore të filmit, ndërsa e ëma punonte në një departatment shitjesh. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ajo vendosi, kundër dëshirës së prindërve, të ndiqte studimet e larta në universitetin e arteve për dramaturgji. Gjatë adoleshencës, ajo u përzgjodh të interpretonte në filma si "Strange Tales Amongst Old" dhe "Desolate Tombs" . Por ajo nisi të merrte famë ndërkombëtare me rolet e saj në filmat "Suzhou River" (2000) dhe "Balzac and the Little Chinese Seamstress" (2002), duke fituar kështu çmimin "Aktorja më e mirë" në "Festival du Film de Paris".

Gjatë viteve 2002 dhe 2003 ajo performoi në serialet "Kaixin Jiuhao" përkrah yllit Li Yapeng, i cili luajti rolin e Guo Jing dhe në "The Legend of the Condor Heroes", filma të cilët i dhanë asaj një emër edhe më të madh në kinemanë vendase, por tashmë ajo ishte një yll i njohur kudo, në Kinë e në botë.

Ajo arriti të hynte në industrinë e filmit hongkongas në vitin 2005, ku luajti në komedinë muzikore të Peter Chan-it në veprën e tij "Perhaps Love". Ajo fitoi çmimin "Best Actress" në "Hong Kong Film Awards". Pas suksesit të "Perhaps Love", filmi i saj i radhës ishte "The Banquet". E më pas, projekti i saj i radhës ishte filmi i suksesshëm "Ming Ming" (2007), ku u vlerësua me çmim në "Pusan International Film Festival" i cili u mbajt në Korenë e Jugut. Në premierën e këtij filmi, ajo nxorri edhe klipin e saj muzikor, kolona zanore e të cilit u përdor në filmin "Ming Ming".

Në vitin 2012 ajo arriti në kinemanë hollivudiane, ku interpretoi në filmin fantastiko-shkencor "Cloud Atlas", ku pati një sërë rolesh, ajo interpretoi personazhin e Yoona-s, personazhin e një kloni, interpretoi Rose-n, Talbot-in etj.

Përveç karierës së saj në kinematografi, ajo ka kënduar gjithashtu shumë kolona zanore të cilat janë përdorur në filmat ku ajo ka performuar dhe jo vetëm, si tek "Ming Ming", "Baobei In Love", "Perhaps Love" etj. Ndër të tjera, ajo ka publikuar dy albumet e saj solo, "Summer" (2003) dhe "Come Across" (2005).

Ajo është një ndër figurat më të njohura të kinemasë kineze e cila ka ngritur zërin vazhdimisht në mbrojtje të mjedisit e ka bërë gjithçka ka mundur për të nxitur ndërgjegjësimin për kujdesin ngdaj mjedisit në vendin e saj. Zhou Xun është nderuar në vitin 2010 me çmimin "Kampione e Tokës" nga Programi Mjedisor i Kombeve të Bashkaura (UNEP), personi i parë nga bota e "showbizz"-it që është nderuar me këtë çmim.

Zhou Xun është pro stilit të jetesës me nivel të ulët karboni, prandaj çdo vit ajo ble qindra fidane dhe pemë për t'u mbjellë në Mongolinë e Brendshme, si një mënyrë për të kompensuar konsumin e saj vjetor të karbonit.

Zhou Xun ka folur vazhdimisht për çështjet e lidhura me fëmijët autikë dhe marrëdhëniet e tyre me familjen dhe shoqërinë. Që në vitin 2011, ajo ka ngritur zërin në mbrojtje të fëmijëve autikë dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë për një temë disi të vështirë për t'u pranuar dhe përballuar.

Edhe se ndonjëherë jo e vlerësuar maksimalisht nga kritika, Zhou Xun është padyshim aktorja më e suksesshme në historinë e kinemasë kineze, sipas të ardhurave që kanë sjellë në kinematë e vendit shitja e filmave ku ajo ka qenë protagoniste. Një ndër filmat e saj më të suksesshëm "Painted Skin" (2012), është vlerësuar si një ndër prodhimet më të shitura në Kinë, por është gjithashtu filmi i saj më i madh që ka nxjerrë përfitime të jashtëzakonshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore