Festivali i Filmit i Venecias 2018, Kina pjesëmarrëse me dokumentarin "Common Destiny"

2018-09-11 16:18:21 CRI Komenti juaj Printoni

Festivali i Filmit i Venecias, u themelua në vitin 1932, si pjesë e Bienales së Venecias. Festivali i Venecias frymëzohet nga një arkitekturë tejet unike dhe zhvillohet në të famshmin "Venice Lido". "Luani i Artë", çmimi që nderon konkurrentët e Festivalit, është një ndër çmimet më prestigjioze që mund të merret në industrinë e filmit në botë. Edicioni i 75-të i këtij Festivali hapi siparin e tij me rikthimin e Damien Chazelle dhe Guillermo del Toro, karrierat e të cilëve morën një shtysë të fuqishme pikërisht në këtë ngjarje të rëndësishme të kinematografisë botërore.

Mbrëmjen e së mërkurës u hap edicioni i 75-të i Festivalit të Filmit të Venecias, i cili zgjati disa ditë me rradhë, nga 29 gushti deri më 8 shtator. Në Festivalin e Filmit të Venecias garuan plot 21 filma. Si ndër të preferuarit në këtë Festival, kritika vlerësoi prodhimet e regjizorit Chazelle dhe të vëllezërve Cohen. Një ndër momentet më të rëndësishme të Festivalit është edhe parakalimi i yjeve të kinemasë në tapetin e kuq, kështu që nata e parë ishte tërësisht e fokusuar në yjet e Hollivudit si Ema Stone, Ryan Gosling, Natalie Portman, Lady Gaga etj.

Festivali më i vjetër i filmit në botë shënoi 75-vjetorin e tij me premierën e filmit "First Man" i regjisorit Chazelle, filmi i fundit i të cilit ishte "La La Land". Filmi muzikor me aktorët protagonistë Gosling dhe Stone, më i ndjekuri i vitit 2016, çeli Festivalin e Venecias të atij viti dhe më pas mori plot 14 nominime të "Academy Awards" e 6 çmime "Oscar". Del Toro fitoi vitin e kaluar "Luanin e Artë" për filmin "The Shape of Water", e më pas rrëmbeu me po të njëjtin film edhe disa çmime "Oscar", ndër to edhe çmimin "Oscar" për filmin më të mirë të 2017-s. Del Toro ishte gjithashtu anëtar jurie i këtij Festivalit të Venecias për këtë vit.

"E di se nga të gjithë festivalet e filmit në botë, Venecia është ndër më të rrallët, sepse mundet praktikisht t'i ndryshojë jetën një regjisori, pavarësisht pikës së karrierës në të cilën ai ndodhet", është shprehur një ndër regjisorët.

Në Venecia këtë vit, një ngjarje e shumëpritur nga mediat botërore, morën pjesë 3 300 gazetarë, 1 300 prej të cilëve ishin gazetarë e reporterë të huaj, një rritje e ndjeshme kjo e numrit të reporterëve që mbulojnë këtë ngjarje. Ceremonia e hapjes nderoi gjithashtu me çmimin e karrierës edhe aktoren veterane, Vanessa Redgrave. Ajo mori "Luanin e Artë për "arritjet në jete", i cili iu dha asaj pas një dokumentari të shkurtër që shfaqi karrierën e aktores.

Në plan të parë, në garën më të ndjekur të filmit në Venecia, ishte natyrisht filmi "First Man" me 21 tituj ndërkombëtarë, midis të cilëve tre italianë të përzgjedhur nga drejtori artistik Alberto Barbera. "First Man" rrëfen historinë e udhëtimit të trazuar të Neil Armstrong-ut drejt rrugës së tij për t'u bërë njeriu i parë që shkeli në Hënë. Salla e priti shfaqjen e tij me duartrokitje të gjata. Kritika e priti atë gjithashtu pozitivisht, duke e përshëndetur filmin për "përfshirjen emocionale" dhe "aspektin e jashtëzakonshëm teknik".

Përveçse "First Man" të regjisorit Chazelle, vëmendje e madhe iu dha edhe pjesëmarrjes për herë të parë të Ethan e Joel Coen me "The Ballad of Buster Scruggs", me aktorët e famshëm James Franco dhe Liam Neeson. Në Festival u prit shumë mirë edhe francezi Jacques Audiard me filmin "The Sister Broothers", i shoqëruar nga Joaquin Phoenix, si dhe László Nemes me "Sunset". Rikthimi i Alfonso Cuaron ishte i suksesshëm gjithashtu, i cili me filmin "Roma", prezantoi një fragment nga fëmijëria e tij meksikane, dhe po ashtu rikthimi i piktorit-regjisor Julian Schnabel me prodhimin "At Eternity's Gate". Në Venecia morën pjesë edhe italianët Mario Martone dhe Luca Guadagnino, ky i fundit në garë me filmin horror "Suspiria", të Dario Argento-s.

Kina ishte gjithashtu pjesëmarrëse në këtë ngjarje prestigjoze të kinematografisë botërore, me një film dokumentar. Regjisori Martin Campbell foli në 2 shtator në prezantimin e dokumentarit "Fate të përbashkëta" (Common Destiny), gjatë Festivalit të 75-të të Filmit të Venecias, Itali. "Fate të Përbashkëta" është një dokumentar kinez rreth nismës "Një brez, një rrugë", i cili tregon historitë e njerëzve të zakonshëm që luftojnë për ëndrrat e tyre dhe bërjen e tyre realitet në pesë kontinente të ndryshme, jetët e të cilëve janë të prekura nga nisma "Një brez, një rrugë", nismë globale tregtare dhe insfrastrukturore shumë miliardë dollarëshe e Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore