Opera kineze, trashëgimi e pasur kulturore e Kinës
2018-08-07 09:54:44 CRI Komenti juaj Printoni
<AUDIO style="WIDTH: 360px" id=audio_B78FED58 title=20180730opera.m4a autoplay="autoplay" controls="controls"></AUDIO>
Opera kineze u zhvillua nga këngët popullore, vallet, e folura, intermexot groteske dhe sidomos nga muzika shumë e veçantë dialektike. Gradualisht u bënë bashkë një sërë karakteristikash, kombinim i muzikës, artit dhe literaturës, duke u shfaqur nëpër skena të ndryshme si muzikë operistike. Ky lloj i ri arti nisi të bëhej gjithmonë dhe më i njohur dhe i shoqëruar nga instrumente tradicionale muzikore si erhu-ja, gongu dhe llauta, aktorët nisën të interpretonin jo vetëm meloditë unike kineze, të cilat mund të tingëllojnë të çuditshme për të huajt, por edhe dialogë të shkruar bukur dhe me vlerë të lartë letrare. Këta dialogë nxitën gjithashtu zhvillimin e stileve të ndryshme letrare, të tilla si zaju-ja në dinastinë Yuan. Për kinezët, veçanërisht të moshuarit, të dëgjuarit e kësaj lloj opere është një kënaqësi e vërtetë.
Ato çfarë mund t'i bëjnë shumë përshtypje të huajve janë stilet e ndryshme të grimit të fytyrës. Grimi i fytyrës është tipar kryesor dallues i operës kineze dhe kërkon teknika specifike të pikturës. Linjat dhe modelet e ekzagjeruara të pikturuara në fytyrën e secilit interpretues bëhen për të simbolizuar personalitetin, rolin dhe fatin e një karakteri. Kjo teknikë mund ta ketë origjinën nga vallet dhe fetë e hershme. Shikuesit që janë të njohur me operën, mund ta mësojnë historinë apo tematikën e veprës operistike thjesht duke vëzhguar fytyrën dhe shprehitë, si dhe kostumet e karaktereve.
Në përgjithësi, një fytyrë e kuqe përfaqëson besnikërinë dhe trimërinë, një fytyrë e zezë përfaqëson guximin, fytyra e verdhë dhe e bardhë dyfaqësinë dhe fytyrat e arta e të argjendta misterin.
Përveç ngjyrës, linjat gjithashtu funksionojnë si simbole. Për shembull, një figurë me ngjyrë të bardhë mund të pikturohet në të gjithë fytyrën, ose vetëm rreth hundës. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e pikturuar në të bardhë, aq më i egër është roli i personazhit.
Një teknikë tjetër që magjeps njerëzit është akrobacia. Personazhet mund të nxjerrin zjarr nga goja kur performojnë në rolin e fantazmave, ose mund të lëvizin me shpejtësi e të zvarriten kur luajnë rolin e një xhuxhi.
Kjo reflekton një thënie në mesin e aktorëve: "Një minutë interpretim në skenë është rezultati i dhjetë vjetësh të ushtruari prapa skenës".
Gjatë 800 vjetëve të fundit, opera kineze ka evoluar në shumë forma të ndryshme, sipas rajoneve të ndryshme, duke u bazuar në tiparet dhe thekset vendore. Sot ka mbi 300 stile të jashtëzakonshme të operës rajonale. Opera "Kun", e cila ka origjinën rreth provincës Jiangsu, është një stil tipik i lashtë i operës dhe karakterizohet kryesisht nga tipare si butësia dhe pastërtia. Kjo e ka renditur këtë lloj opere në mesin e trashëgimive botërore jomateriale.
Opera "Qinqiang" nga Shaanxi është e njohur për interpretimin me zë të lartë dhe egërsinë, ndërsa Opera "Yu", Opera "Yue" dhe Opera "Huangmei" janë të gjitha shumë të njohura dhe të këndshme. Opera e Pekinit, stili më i njohur i operës kineze, u formua nga përzierja e këtyre stileve rajonale.
Opera e Pekinit është esenca e operës kineze. Opera e Pekinit është lavdëruar si 'Opera Orientale'. Me një histori 160-vjeçare, ajo ka zhvilluar dram
at kineze, duke qenë fillesë për pasurinë e repertorit, numrin e artistëve, trupat operistike dhe spektatorët.
Opera e Pekinit është një art skenik që integron muzikën, performancën, letërsinë, ariet dhe pikturimin e fytyrës. Gjatë eksperiencës së gjatë të artistëve në skenë janë krijuar edhe disa rregulla e norma standarde.
Ndryshe nga operat rajonale, Opera e Pekinit është e njohur për rreptësinë e saj në shumëllojshmërinë e mjeshtërisë. Kombinimi i virtualitetit dhe realitetit, një teknikë e veçantë e të shprehurit, e mban atë përgjithësisht të hapur e të lirë nga kufizimi i kohës dhe hapësirës në performancat skenike. Opera e Pekinit ka pasur shumë emra interesantë që nga fillesat e saj, të tilla si Jinghuang, Daxi, Pingju, Jingxi.
Mrekulli
Lajmet Kryesore