Hapet Festivali i 70-të Ndërkombëtar i Filmit i Kanës

2017-05-23 11:42:33 CRI Komenti juaj Printoni

Më 17 maj u hap zyrtarisht Festivali i 70-të Ndërkombëtar i Filmit i Kanës, që do të zgjasë deri në 28 maj. Kryetari i jurisë së këtij edicioni është regjisori spanjoll Pedro Almodovar. Anëtarë të jurisë janë aktorja dhe producentja amerikane Jessica Chastain, regjisori italian Paolo Sorrentino, regjisori koreanojugor Park Chan-wook, aktori amerikan Will Smith, aktorja kineze Fan Bingbing, aktorja dhe regjisorja franceze Agnes Jaoui, kompozitori franko-libanez Gabriel Jared dhe regjisorja gjermane Maren Ade.

Edhe pse asnjë film kinez nuk konkurron në kategorinë kryesore, një numër yjesh të kinematografisë kineze ecën mbi qilimin e kuq, si Yang Ziqiong, Hong Jinbao, Hong Tianzhao, Li Yuchun, Wang Luodan, Yang Zishan etj., e pa dyshim edhe anëtarja e jurisë Fan Bingbing.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe në ceremoninë e hapjes ishte aktorja kinezo- malajziane Yang Ziqiong, e cila dha edhe një intervistë për mediat dhe u shfaq mbi një minutë në ekranin e televizionit zyrtar. Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që ndodhen në Festivalin e Kanës, pasi sipas saj ky është festivali më i madh kinematografik në botë, më i mirorganizuari dhe që tërheq vëmendjen më të madhe. Ndërkohë, fokusi i mediave kineze ishte aktorja e famshme Fan Bingbing. Bukuroshja 36-vjeçare, e veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë të kaltër, u shfaq në qilimin e kuq me një pamje intelektuale dhe elegante njëkohësisht. Por, ajo u shfaq para kamerës së bashku me kryetarin e jurisë, Pedro Almodovar. Po ashtu, Fan Bingbing nuk dha intervistë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të drejtuesve.

Vëmendja në këtë edicion të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit i Kanës është tema e nxehtë e ndikimit të Netflix-it. Kryetari i jurisë Almodovar u shpreh se nuk ka dëshirë t'i japë jo vetëm "Palmën e artë", po as edhe ndonjë çmim tjetër një filmi që nuk mund të shihet në ekranin e madh. Ai është i mendimit se filmi është për t'i bërë njerëzit të ndihen të vegjël, por vetëm magjia e ekranit të madh mund ta bëjë këtë gjë. Në kundërshtim me mendimin e kryetarit të jurisë, Will Smith tha se ai ka tre fëmijë në shtëpi. Ata shkojnë dy herë në javë për të parë filma në kinema, pastaj në shtëpi shohin "Netflix". "Në shtëpinë time, 'Netflix' nuk ka aspak ndikim në atë që ata shohin në kinema," vuri në dukje Smith.

Në tërë konferencën e shtypit, "perandori i historisë" dukej shumë i emocionuar. Ai tha me shaka se, hera e fundit që ka parë tre filma në ditë, ka qenë kur ishte në moshën 14-vjeçare. Kur mësoi se do të ishte pjesë e jurisë së Festivalit dhe se do të punonte dy javë me radhë me intensitet të lartë, ai ishte pak ifrikësuar. Po me humor ai tha që shpresonte se anëtarët e jurisë do ta kontrollonin veten që të mos i zinte gjumi.

(Këngtare kineze: Li Yuchun)

Pedro Almodovar njihet për aftësinë e tij për portretizimin e figurës së femrës në film. Një gazetare e pyeti në konferencën e shtypit nëse ai kishte parapëlqime për temat e grave ose homoseksualitetit. 67-vjeçari u shpreh se ai mund t'i kushtojë vëmendje temës së problemeve gjinore gjatë procesit të gjykimit, por jo që të mbajë anën e regjisoreve femra ose regjisorëve homoseksualë, por për hir të diversitetit. Ndërsa regjisori Park Chan-wvook, që është edhe ai po aq i aftë në mishërimin e rolit të grave në ekran, u shpreh se ndien përgjegjësi për paraqitjen e karakteristikave të femrave bashkëkohore. Por, ai tha se në këtë festival ka kaq femra në juri, sa barra që ndien mbi supe është pak më e lehtë. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore