"Met Gala" e Rei Kawakubo "shkatërrojnë" modën

2017-05-09 15:40:58 CRI Komenti juaj Printoni

Galaja e Muzeut Metropolitan të Artit, që njihet shkurt si "Met Gala" dhe që vlerësohet si "Oscar"-i i modës, erdhi bashkë me flladin e pranverës. Koha më e bukur në Nju-Jork nuk është "Java e modës", por java e parë e majit, kur zhvillohet "Met Gala". Tema e vitit 2017 e saj është "Rei Kawakubo/Comme des Garçons: Arti i të qenit ndërmjet". Pas Yves Saint Laurent-it në vitin 1983, japonezja Rei Kawakubo është e vetmja stiliste që jeton që ishte subjekti i vetëm i kësaj veprimtarie madhështore të modës.

"Met Gala" e mëparshme është organizuar me radhë nga revistat e modës "Vogue" dhe "Bazaar". Nga viti 1995, kur e mori në dorë Anna Vintour, ajo është bërë gradualisht një veprimtari vjetore e "Vogue" të ShBA-së.

"Met Gala" ndahet në dy pjesë: ballo dhe ekspozitë mode. Sivjet, "Comme Des Garçons" do të jetë njëkohësisht tema e ballos dhe e ekspozitës.

Balloja e bamirësisë e Muzeut Metropolitan të Arteve të Nju-Jorkut organizohet në fillim të majit të çdo viti dhe është mbrëmja më madhështore në fushën e modës. Çmimi për të marrë pjesë në këtë ballo, ku shtrohet edhe qilimi i kuq dhe që quhet si "Oscar" i modës, është 25000 dollarë.

Sivjet Balloja e bamirësisë e Muzeut Metropolitan të Artit (shkurt "Met Ball") u zhvillua më 1 maj dhe ekspozita nisi më 4 maj. Në këtë ekspozitë ka 120 vepra të "Comme Des Garçons", që është marka e krijuar në vitin 1981 nga Rei Kawakubo. Përveç Rei Kawakubos dhe Anna Vintour-it, ekspozita bashkëkryesohet edhe nga Katy Perry dhe Pharrell Williams.

Pse tema e "Met Gala"-s të vitit 2017 është Rei Kawakubo?

Vitet e lulëzimit të Rei Kawakubos janë vitet e kulturës hipi dhe në atë kohë, "njerëzit të suksesshëm" kishin dëshirë të visheshin në mënyrë të thjeshtë.

Që nga Londra deri në Antverp, brezi i ri i stilistëve është ndikuar nga "Doktrina Kawakubo", duke krijuar risi interesante në modë. Kurse Kawakubo nisi revolucionin më emocionues në modë, ndonëse është shprehur se nuk e ka pasur në plan për të filluar një revolucion të tillë.

Në këtë kohë, shumë stilistë të veshjeve të modës kanë filluar të ndjekin rrymën e "internetit +". Kështu që vënia në fokus nga "Oskari" i modës i Kawakubos është mjaft domethënës.

Stilistët tashmë janë ndarë dukshëm në të majtë dhe të djathtë. Kawakubo, e lindur në një familje intelektualësh, është e krahut të majtë.

Kawakubo nuk e ka mësuar stilimin me gërshërë dhe metër në dorë. Deri tani, ajo nuk ka bërë asnjë skicë në letër të modeleve të saj, e megjithatë është shquar si "stiliste mbi stiliste".

Kawakubo është mbështetur te një grup i madh asistentësh dhe krijoi me guxim "doktrinën Kawakubo".

"Jam e çoditur, sepse kështu jam unë", është shprehur Rei Kawakubo.

Krijimtaria e "gruas së zemëruar", Vivienne Westwood, është më origjinale, kurse e Kawakubos është më e ndërlikuar. Në kohën kur Vivienne kërkon "burimin anglez" mes veshjeve historike, Kawakubo është e zënë me "shkatërrimin" e kësaj "bote të vjetër". (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore