Drama kineze kundër korrupsionit "Në emër të popullit"

2017-05-03 14:58:02 CRI Komenti juaj Printoni

Drama televizive kineze "Në emër të popullit", që ka në qendër të saj luftën kundër korrupsionit në Kinë, ka gjetur jehonë të madhe në shoqërinë kineze dhe është vlerësuar shumë nga shikuesit. Uebsajti "Douban" i dha kësaj drame notën 9.1, kurse përqindja e shikueshmërisë në uebsajtin CSM52 vendosi rekord historik lidhur me dramat televizive kineze.

Shikuesit janë shprehur se shumë episode të kësaj drame janë "me këmbë në tokë", si për shembull, ai i sportelit të "qëndrimit galiç" në zyrën e pritjes së letrave të qarkut Guanming. Një sportel i tillë nuk i lejon qytetarët as të qëndrojnë në këmbë dhe as të ulen. Ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente, prandaj tërheq vëmendjen e dy sekretarëve të partisë, Sha Ruijin dhe Li Dakang.

Pas transmetimit të dramës në televizion, sportelet e "qëndrimit galiç" në jetën reale janë korrigjuar shpejt dhe kjo është pritur shumë mirë nga përdoruesit e internetit. Ata kanë theksuar se drama "Në emër të popullit" është një vepër që i jep shoqërisë energji pozitive.

Kjo dramë bashkëkohore me temën e antikorrupsionit është prodhuar bashkërisht nga Qendra e Filmave dhe e Videove e Prokurorisë së Lartë Popullore të Kinës, Drejtoria e Promovimit e Komitetit të Partisë Komuniste të provincës Jiangsu, Qendra e Filmave dhe e Videove "Jindun" e Drejtorisë së Logjistikës pranë Komisionit Qendror Ushtarak tē Kinës, si dhe disa televizone të ndryshme kineze. Mbi 40 aktorë të njohur kinezë luajnë në këtë dramë.

Pasqyrimi realist që i bëhet korrupsionit në këtë dramë mbështetur në raste të vërteta, si edhe lufta e ashpër kundër korrupsionit, janë vlerësuar lart nga spektatorët. Një ndër bashkautorët e kësaj drame, Zhou Meisen, thotë: "Unë kam shkruar shumë romane me temën e antikorrupsionit. Kjo dramë është më e guximshme se të tjerat. Të korruptuarit kanë më shumë imagjinatë dhe janë më krijues se unë, dhe ata kanë krijuar raste korrupsioni njëri pas tjetrit."

Me transmetimin e kësaj drame, shumë nga shprehjet e saj janë përhapur te publiku. Veterani Cen Yanshi tha: "Ai është vetëm një funksionar i nivelit të ulët, por ai përfaqëson shtetin." Kjo thënie vlerësohet si shumë e fortë dhe shumë e mençur. Ajo jo vetëm paralajmëron funksionarët të jenë të pastër, por edhe tregon vëmendjen, vendosmërinë dhe besimin e Partisë Komuniste të Kinës në luftën kundër korrupsionit.

Shikueshmëria e lartë dhe pritja e mirë nga shikuesit tregojnë se drama "Në emër të popullit" është një sukses. Përveç temës aktuale dhe aktorëve të njohur, edhe "faktet e vërteta" janë një arsye e rëndësishme e këtij sukses. Siç thekson edhe aktori protagonist Lu Yi, antikorrupsioni është një dukuri e rëndësishme sot në shoqëri dhe temë që tërheq vëmendjen e qytetarëve, sepse lufta kundër korrupsionit është jo vetëm çështje e shtetit, por edhe ka lidhje me jetën e njerëzve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore