Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit mbyll siparin

2017-04-26 16:46:38 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 16-23 prill u zhvillua Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit. 15 filma u përzgjodhën sivjet si kandidatë përfundimtarë për fitimin e Çmimeve "Tempulli 'Tiantan'" të këtij festivali. Juria e festivalit përbëhej nga emra të njohur të kinematografisë vendëse dhe asaj botërore.

Edicioni i sivjetshëm synonte ta ngrinte në një nivel të ri dhe ta bënte më të njohur ndërkombëtarisht Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit, duke shpërfaqur plotësisht objektivin për zhvillimin e shkëmbimeve e të dialogut në fushën kinematografike mes Kinës e vendeve të tjera të botës, me përfitime të përbashkëta dhe duke nxitur zhvillimin e artit të shtatë.

Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit kanë bërë përpjekje për ta ngritur prestigjin e Çmimeve "Tempulli 'Tiantan'" që jepen në këtë festival, duke i promovuar si në ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes të Festivalit, ashtu edhe në platforma të tjera.

Juria ndërkombëtare e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit përbehej nga shtatë anëtarë. Kryetari i jurisë ishte regjisori i njohur danez Bille August, i cili ka fituar dy herë "Palmën e artë" të Festivalit të Filmit të Kanës dhe një herë çmimin "Oscar" për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

Gjashtë anëtarët e tjerë të jurisë ishin regjisorja nga Hong-Kongu i Kinës Cang Wanting, producenti i njohur italian Paolo Del Brocco, aktorja kineze Jiang Wenli, regjisori rumun Radu Jude, regjisori amerikan Rob Minkoff dhe aktori francez Jean Reno. Këto shtatë personalitete të njohura zgjodhën nëpërmjet votimit filmat fitues të çmimeve të ndryshme të festivalit, si "Çmimi për filmin më të mirë", "Çmimi për regjisorin më të mirë", "Çmimi për aktorin më të mirë", "Çmimi për aktoren më të mirë", "Çmimi për muzikën më të mirë", "Çmimi për efektet më të mira pamore" etj.

Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit shqyrtoi 424 filma të paraqitur nga 59 vende dhe rajone të botës nga gjashtë kontinente. Prej tyre, 274 ishin filma nga Hong-Kongu, Makao e Tajvani dhe 150 filma nga pjesa kontinentale e Kinës. Në listën përfundimtare të konkurrimit për Çmimet "Tempulli 'Tiantian'" u përzgjodhën 15 filma, 13 nga të cilët të huaj dhe dy kinezë, të cilat janë:

1. Filmi francez "A Kid"

2. Filmi finlandez "Alma de Sant Pere"

3. Filmi italiano-kinezo-belg "Coffee"

4. Filmi kanadez "Dim The Fluorescents"

5. Filmi gjeorgjiano-spanjoll-kroat "House of Others"

6. Filmi japonez "Kanon"

7. Filmi gjeorgian "Luka"

8. Filmi kinez "Mr. No Problem"

9. Filmi luksemburgas-austriako-holandez "Night of a 1000 Hours"

10. Filmi kinez "Operation Mekong"

11. Filmi australian "The Death and Life of Otto Bloom"

12. Filmi francez "The Poisoning Angel"

13. Filmi iranian "The Sis"

14. Filmi çeko-sllovak "Tiger Theory"

15. Filmi rumun "Two Lottery Tickets"

Çmimin "Tempulli 'Tiantan" për filmin më të mirë e fitoi "Luka" i regjisorit gjeorgjian Giorgi Barabadze. Regjisori më i mirë u shpall një tjetër regjisore gjeorgjiane, Rusudan Glurjidze. Ndërkohë, aktori më i mirë u vlerësua Fan Wei nga Kina, protagonisti i filmit "Mr. No Problem", kur aktorja më e mirë Golab Adineh nga Irani e "The Sis".

(Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore