"Fast and Furious 8", një Van Diesel i ndryshëm

2017-04-10 16:32:30 CRI Komenti juaj Printoni
Seria e tetë e filmit të njohur aksion të "Hollivudit", "Fast and Furious", është gati dhe do të shfaqet njekohësisht më 14 prill të këtij në Kinë dhe në Amerikën Veriore. Mësohet se ky film do të hapë një "faqe të re". Kjo seri, dhe seritë 9 dhe 10 që do të prodhohen, do të shndërrohen në një trilogji.

Kohët e fundit është publikuar një edicion i posaçëm për këtë film, i titulluar "Kthimi subversiv", ku aktorët kryesorë në këtë film, si Vin Diesel, Dwayne Johnson, Michelle Rodriguez etj., kanë zbuluar shumë nga gjërat që shikuesit duan të dinë. Subjekti i ri dhe roli i së keqes që është luajtur nga Charlize Theron e kanë pasuruar mjaft këtë film.

Në këtë edicion, si gjatë xhirimit, ashtu edhe promovimit të tij në qytete të ndryshme, fansat në mbarë botën kanë treguar entuziazmin e madh që kanë për filmin "Fast and Furious". Lidhur me këtë, Vin Diesel theksoi i emocionuar: "Nuk kam parë kurrë një entuziazëm kaq të madh të fansave për këtë film". Dwayne Johnson po ashtu i falënderoi fansat për besnikërinë e tyre dhe njëkohësisht u kushtoi rëndësië mendimeve të tyre për filmin, duke i vlerësuar ata për "fjalët e drejtpërdrejta" që thanë.

Në këtë film, ndryshimi i natyrës së Dominic-ut, që është personazhi kryesor, është pa dyshim një kthesë shpërthyese dhe ka lëkundur pikëpamjen e "familjes" që është mbrojtur gjithmonë në këtë seri. Duke folur për konceptin fillestar të këtij filmi, Vin Diesel tha se arsyeja për ndryshimin e madh të subjektit në këtë seri është se "dëshirojmë që, duke shfrytëzuar këtë seri, të provojmë ta sfidojmë atë dhe të zbulojmë më shumë anën më të errët të Dominic Torettos dhe kjo është mënyra e vetme për të vazhduar këtë histori."

Regjisori Gary Gray tha se kjo histori është krejtësisht ndryshe nga seritë e tjera të filmit "Fast and Furious". Çdo pjesë e filmit "Fast and Furious" që ka ndryshime të mëdha, u ka dhënë spektatorëve një nxitje entuziazmi dhe ka thyer shumë rekorde.

Në vitin 2015, në pjesën kontinentale të Kinës, "Fast and Furious 7" fitoi 300 milionë dollarë dhe zuri vendin e parë nga filmat e importuar për të ardhurat e fituara nga biletat. Në mbarë botën, ky film siguroi fitime me një vlerë më shumë se 1 miliard e 500 milionë dollarë. Kësaj here, "Fast and furious 8" do të vazhdojë "nxehtësinë" e serive të kaluara të filmit "Fast and furious" dhe do të sjellë një risi.

"Fast and Furious 8" është drejtuar nga regjisori i filmit "Straight Outta Compton" Gary Gray dhe rolet kryesore janë luajtur nga Van Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson, Michelle Rodriguez, Charlize Theron, Helen Mirren, Scott Eastwood dhe yje të tjera. Ky film do të shfaqet në mbarë Kinën që nga 14 prilli 2017 në format 2D, 3D, IMAX 3D etj. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore