Gao Yuanyuan

2017-04-02 20:47:29 CRI Komenti juaj Printoni

Gao Yuanyuan-i është një aktore kineze, që ka lindur në Pekin në vitin 1979 në një familje intelektuale. Në vitin 1996, kur ishte ende në shkollë të mesme, ajo u zbulua nga një agjent i një kompanie reklamash, kur po bënte shëtitje në bulevardin "Wangfujing" të Pekinit. E në këtë mënyrë, Gao xhiroi reklamën e vet të parë, që ishte për markën e akulloreve "Meadow Gold". Më pas Gao Yuanyuan-i mori pjesë edhe në xhirimin e shumë reklamave të tjera, duke u bërë një modele e njohur e reklamave.

Në të njëjtën kohë, Gao Yuanyuan-i filloi karrierën edhe aktore në filma dhe drama televizive. Në vitin 1997 ajo luajti rolin e vet të parë në filmin "Supa djegëse e dashurisë". Ishte një rol episodik, por që do t'i hapte rrugën për të interpretuar më vonë edhe në shumë filma dhe drama televizive, duke u mirëpritur nga shikuesit.

Teksa filloi të bëhet e njohur edhe në kinematografi e televizizion, Gao Yuanyuan-i nisi të shfaqet edhe në kopertinat e revistave më të njohura ndërkombëtare të modës.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, bukuroshja Gao nuk ndoqi ndonjë shkollë të lartë të specializuar për artet, si aktorët e tjerë kinezë, por filloi studimet në Institutin e Marrëdhënieve të Punës të Kinës. Gjatë studimeve në këtë institut, ajo luajti disa role në filma dhe drama televizive, duke u bërë e njohur me imazhin e një vajze të thjeshtë e të çiltër.

Në vitin 2003, Gao Yuanyuan-i luajti rolin kryesor në dramën "Kungfu", e mbështetur në romanin me të njëjtin emër të shkruar nga shkrimtari i njohur Jin Yong. Kjo ishte hera e parë që ajo interpretonte një rol kryesor në një të ashtuquajtur "dramë televizive me kostume të lashtësisë". Në këtë dramë ajo prishi imazhin e vet të mëparshëm, duke interpretuar një personazh negativ. Me rolin kryesor në këtë dramë, Gao pati vëmendjen e gjerë të shikuesve. Kjo dramë filloi në fillim të shfaqet në Tajvan dhe më pas në pjesën kontinentale të Kinës.

Në vitin 2007, Gao Yuanyuan-i interpretoi personazhin kryesor në filmin "Dashuri në qytet", me të cilin fitoi çmimin e aktores së re më të mirë. Në vitin 2009 ajo ishte pjesë e filmit historik "Qyteti i jetës dhe i vdekjes", lidhur me Masakrën e Nankinit. Pas dy vjetësh do të rikthehej në filmat e dashurisë, me "Mos vazhdo të ma thyesh zemrën". Në vitin 2013, Gao luajti rolin kryesor në dramën televizive "Le të martohemi". Kjo dramë theu rekord për shikueshmërinë dhe në të njëjtën kohë, Gao Yuanyuan-i fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e 18-të të Filmit të Pekinit.

Në vitin 2014, me rolin e saj në filmin e dashurisë "Jeta e tërë", Gao Yuanyuan-i u nominua për çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e 6-të Ndërkombëtar të Filmit të Makaos. Në vitin 2015, ajo interpretoi në versionin filmik të dramës "Le të martohemi", me të cilin fitoi çmimin e aktores më të mirë të huaj në Festivalin e 52-të të Filmit të Daesong-ut në Korenë e Jugut.

Gjatë shumë vjetëve, Gao Yuanyuan ka luajtur shumë role kryesore në shumë filma dhe drama televizive. Figura e saj e qetë, e butë dhe e sinqertë ka tërhequr admirimin e shumë shikuesve. Bukuria e saj të lë përshtypje të thellë. Adhuruesit e saj e konsiderojnë si "Kryeperëndeshë". Edhe veprat e saj u kanë lënë përshtypje të thellë artdashësve.

Kjo vajzë si perëndeshë është gjithashtu e dashur dhe mirënjohëse. Ajo shpesh falënderon fansat e saj në mikroblog. Kur flet për dashurinë, ajo është e turpshme dhe skuqet në fytyrë. Në vitin 2012, gjatë xhirimit të filmit "Të kapur në rrjetë", ajo ra në dashuri me aktorin tajvanez Zhao Youting. Më 17 prill 2012, Zhao Youting dhe Gao Yuanyuan shpallën dashurinë në një konferencë shtypi dhe më 5 qershor 2014, të dy bënë celebrimin në Pekin. Më 28 nëntor të këtij viti, ata zhvilluan dasmën në Tajpei. Kështu, "perëndesha" 35-vjecare veshin fustanin e nusërisë, duke u bërë "nuse e Tajvanit". Gao Yuanyuan-i e bukur, elegante dhe e çiltër, është "kryepërendesha" në zemrën e Tajvanit. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore