Pjesa e Operës së Pekinit "Faust" tërheq vëmendjen e italianëve

2017-03-17 16:51:11 CRI Komenti juaj Printoni

Më 12 mars, në Romë të Italisë u shfaq pjesa e Operës së Pekinit "Faust, që është një vepër ku takohet kultura kineze dhe ajo perëndimore.

"Faust" është një tragjedi e shkruar nga shkrimtari i njohur gjerman Johan Volfgang Gëte. Opera e Pekinit "Faust" është krijuar nga pjesa e parë e kësaj vepre, që tregon historinë e Faustit, i cili nënshkruan një marrëveshje me djallin (Mefistofelin. Me ndihmën e djallit, Fausti josh vajzën e re Margarita, dhe një varg fatkeqësish pasojnë.

Ndryshe me operat perendimore, pjesa e Operës së Pekinit "Faust" është e shkurtër dhe pa intermexo. Ngjarjet në operë janë të larmishme, e po ashtu janë edhe veshjet. Muzika, dritat dhe ndriçimi ndihmojnë në atmosferën e operës. Këndimi, leximi dhe aktrimi i Operës së Pekinit shfaqen në mënyrë të spikatur. Një orë e gjysmë kaluan shumë shpejt. Në fund të shfaqjes duartrokitjet ishin të pandërprera. Shumë spektatorë thanë se kishin dëshirë ta shikonin edhe një herë.

Në fakt, pjesa e Operës së Pekinit "Faust" nuk është e panjohur për artdashësit italianë. Në vitin 2015 kjo operë u shfaq në Festivalin Artistik VIE të Italisë, duke u luajtur mbi dhjetë herë në qytetet e Modenës, Bolonjës, Milanos etj. Ajo tërhoqi interesin e shumë shikuesve dhe, shpeshherë, gjetja e një bilete për ta parë ishte shumë e vështirë.

Arsyeja kryesore që kjo operë është shumë e mirëpritur, është tipari i saj më karakteristik: lidhja e kulturës kineze me kulturën e Perëndimit. Ideja për këtë vepër i lindi në vitin 2014 regjisores gjermane Anna Pashik. Me punën e palodhur të përbashkët të kompozitorëve kinezë e italianë dhe të dramaturgëve kinezë, pas një viti përgatitjesh, Kompania Shtetërore e Operës së Pekinit e Kinës dhe Fondacioni Teatror i Emilia Romanjas në Itali e vunë bashkërisht këtë operë në skenë.

Njerëzit që e njohin Operën e Pekinit, e kanë vënë re se pjesa "Faust" ka ndikim të dukshëm nga pjesë klasike të Operës së Pekinit, si "Sanchakou", "Shiyuzhuo", "Shizijingfeng" etj. Regjisori kinez Xu Mengke vë në dukje se ky ishte një mendim unanim i arritur që në fillim të krijimit të "Faustit". Lëvizjet, ariet etj. në të tërë operën janë mbështetur në operat tradicionale kineze dhe kështu shfaqja e kësaj opere është bërë një gjë edhe më tërheqëse për publikun.

Gjatë një interviste me medien, kompozitori italian Alessandro Ciprian theksoi: "Në fillim bashkëpunimi midis nesh kishte njëfarë vështirësie. Në fillim, ne kishim dëshirë që të tregonim secili karakteristikat e veglave të veta muzikore dhe, si pasojë, këto vegla muzikore nuk ishin në harmoni. Por, pas përpjekjeve të palodhshme, veglat muzikore kineze dhe ato perëndimore arritën të harmonizohen me njëra-tjetrën, duke nxjerrë tinguj të mrekullueshëm."

Përveç muzikës, edhe veshjet interesante shumëngjyrëshe ishin një tjetër karakteristikë e dukshme e kësaj opere. Materialet prej të cilave ishin bërë ato ishin të llojllojshme dhe mund të shfaqnin tiparet e personazheve të ndryshme. Edhe në lidhje me veshjet e larmishme kishte ndërthurje të karakeristikave kineze e të karakeristikave perëndimore.

Gjëja që ia vlen të përmendet më shumë është gjuha. Djalli është një ndër personazhet kryesore dhe ai thotë shumë gjëra qesharake. Ai flet kryesisht në gjuhën kineze, por shpesh thotë edhe fjalë italiane. Një gjë e tillë ka tërhequr interesin e shikuesve italianë. Aktorët janë shumë të aftë edhe në përdorimin e gjuhës.

Shikuesja italiane Cecilia tha pas shfaqjes se pjesa e Operës së Pekinit "Faust" është shfaqja më e mirë dhe me nivel më të lartë artistik që ajo ka parë në Itali. Edhe pse nuk kupton gjuhën kineze, ajo e kupton plotësisht përmbajtjen e operës. Cecilia thekson: "Unë munda t'i kuptoj plotësisht idenë që dëshirohen të shprehen në këtë operë. "

Shikuesja kineze Ding Yujie, që jeton dhe punon në Romë, u shpreh se, edhe pse ajo ka lindur në Kinë, nuk ka parë kurrë ndonjë shfaqje të Operës së Pekinit. Ajo thotë se nuk ia merrte mendja se Opera e Pekinit mund të trajtonte plotësisht veprat klasike të vendeve të tjera, duke u shtuar atyre bukurinë orientale.

"Kur italianët pranë meje thoshin se kjo operë ëshë shumë e bukur, unë u ndjeva shumë krenare për kulturën e vendit tim dhe kisha edhe më shumë dëshirë ta njoh më mirë atë," tha Ding Yujie. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore