"Wolverine 3", Hugh Jackman në interpretimin e lamtumirës të superheroit

2017-03-10 16:12:05 CRI Komenti juaj Printoni

 

Filmi i "Hollivudit" "Wolverine 3 - Logan" ka nisur të shfaqet në kinematë e Amerikës Veriore dhe të Kinës kontinentale në formatet standard 2D dhe IMAX2D.

Ky është filmi më i mirëpritur në marsin e këtij viti, sepse aktori Hugh Jackman, që ka luajtur për 17 vjet rolin e Wolverine, interpreton këtu për herë të fundit këtë personazh. Edhe Patrick Stewart, që luan Profesor X, ka bërë interpretimin e tij të lamtumirës. Por më e rëndësishmja është që filmi është pritur shumë mirë nga kritika dhe shikuesit. Këta të fundit i kanë dhënë një pëlqyeshmëri 94 %, sipas uebsajtit "Rotten Tomatoes", ndërkohë që kritikët e kinematografisë e kanë cilësuar si "filmi më i mirë i ciklit 'Wolverine'."

Para shfaqjes zyrtare të filmit për publikun e gjerë, në Pekin u organizua një shfaqje posaçërisht për mediat. Filmi fitoi edhe vlerësimin e gazetarëve, që u shprehën se ky film është shumë emocionues dhe prek zemrat e shikuesve.

Përveç kësaj, edhe shumë shikues u shprehën se ndonëse filmi nuk është 3 D, edhe në 2D tregon veprimet më delikate dhe emocionet.

Po çfarë mund të veçohet lidhur me këtë film?

1. Hugh Jackman dhe Patrick Stewart luajnë për herë të fundit

Nga djalosh i ri në "ujkun plak", Hugh Jackman me personazhin e tij Wolverine ka shoqëruar shumë e shumë adhurues të kinemasë nga fëmijëria deri në moshë të rritur. Wolverine është bërë tani sinonim i Hugh Jackman-it dhe ndër superheronjtë klasikë në ekranin e madh. Për shikuesit e zakonshëm, nuk ka dyshim se personazhi Wolverine që ka luajtur Hugh Jackman, është më popullor se ai i librit me vizatime ku është mbështetur filmi. Hugh Jackman ka krijuar figurën e superheroit më të gjatë dhe më të mirëpritur në ekranin e madh.

Ashtu si Hugh Jackman, edhe Patrick Stewart, në rolin e Professor X, luan për herë të fundit në këtë film.

2. Skenari

Ngjarjet e "Wolverine 3 – Logan " janë të vendosura në vitin 2029. Mutantët janë drejt zhdukjes dhe Professor X vuan nga sëmundja e Alzamerit. Wolverine Logan është dobësuar nga dita në ditë dhe ka humbur aftësitë e tij të dikurshme.

Një ditë Gabriela, që punon për kompaninë bioteknologjike "Alkali-Transigen",i kërkon Loganit të shoqërojë vajzën e vogël Laura në një vend të shenjtë misterioz. Por Laura kërkohet edhe nga vrasësit Reavers të ngarkuar nga shefi i sigurisë i "Transigen". Logani zbulon se "Transigen" ka krijuar fëmijë mutantë për projektin X-23, një ndër të cilët është edhe Laura. Del se Laura është krijuar me ADN-në e Loganit.

3. "Një letër dashurie" për fansat, superheroi kthehet në njeri

Hugh Jackman u shpreh se në veprën e tij të fundit, ai deshi t'u japë fansave atë Wolverine që ata duan të shikojnë, duke e quajtur këtë si një letër dashurie për ta.

Dhe vërtet, nga një hero me fuqi mbinjerëzore, në këtë film të fundit Wolverine është më shumë njeri se kurrë. "Kur fola me regjisorin," shprehet Jackman, "ramë dakord se që të donim që gjërat në film të ishin më të ndryshme, më të reja, dhe në fund, më njerëzore."

Wolverine edhe në këtë film të fundit është supernjeri, por ai është më pak super dhe më shumë njeri.

4. Edhe muzika e këtij filmi është shumë e bukur

Johnny Cash ka krijuar një muzikë të bukur për këtë film të bukur. Johnny Cash është i njohur si një nga muzikantët me ndikim më të madh në historinë muzikore të ShBA-së. Shumë nga këngët e tij kanë një shprehje trishtimi dhe shpëtimi, dhe një gjë e tillë është gjithashtu në përputhje me temën e këtij filmi, "Sakrificë dhe çlirim."

5: Asnjë reagim negativ

"Wolverine 3" u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit të Berlinit dhe ishte mjaft i mirëpritur. Më pas, siç e thamë, edhe shikuesi i gjerë e ka mirëpritur këtë film, e po ashtu edhe kritika. Kështu, kritikja e njohur britanike Rosie Fletcher shkroi kështu në uebsajtin "Digital Spy": "Kjo është një këngë e fuqishme mjellme për Wolverine të Hugh Jackman-it, një tur de force për Patrick Stewart dhe një debutim i mahnitshëm nga e reja Dafne Keen. Mos merrni me vete fëmijët. Merrni me vete shamitë."

Mrekulli
Lajmet Kryesore